SARANDE- Një 45- vjeçar mbeti viktimë nga asfiksia në përpjekje për të hapur një pus uji pranë shtëpisë së tij.
Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Shalës të Sarandës, ndërsa viktima është identifikuar si Pajtim Elmazi.
Të asfiksuar kanë mbetur edhe dy vëllezërit e viktimës, Fitimtar dhe Agush Elmazi, të cilët momentalisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spital.
Nga të dhënat e para mësohet së të tre vëllezërit ishin duke hapur një pus uji. Ende nuk ka të dhëna të qarta lidhur me ngjarjen.
© Panorama.al











