Sapina: Si trukova ndeshjet në Zvicër

Mar 14, 2011 | 12:47

Skandalet e trukimeve të ndeshjeve s’kanë fund. Për mafiozin kroat Ante Sapina nuk kanë mjaftuar vetëm trukimi i arbitrave të FIFA-s apo disa prej futbollistëve, përkundrazi ata kanë bërë edhe presidentin e klubeve të ndryshme.Ata organizonin vetë ndeshje miqësore, mbi të cilat paracaktonin prapaskenat, duke vënë bast shuma të konsiderueshme parash. Një organizim i tillë ka ndodhur me një nga skuadrat në Ligën e Bosnjë-Hercegovinës. Ekipi NK Travnik në verën e 2009-s organizoi disa ndeshje miqësore në Zvicër, ku u manipuluan 5 prej atyre ndeshjeve, nga të cilat mafia përfitoi 300 mijë euro. 30 mijë euro shpenzime i kanë kushtuar kroatit Ante Sapina për të organizuar të tilla ndeshje, ku përfshihen hoteli, udhëtimi dhe disa ryshfete për drejtuesit e klubit. Madje, disa pagesa nuk janë kryer ende, pasi hoteli në Zvicër ku ata ishin akomoduar nuk është likuiduar ende dhe për këtë shkak, ata kanë hapur padi ndaj tyre. Ante Sapina ka paguar 5 mijë euro trajnerin, 5 mijë edhe presidentit të klubit, ndërsa lojtarëve të korruptuar nga 11 mijë euro.
Për këtë qëllim, në bastet aziatike, këto baste duhet të ishin zyrtare edhe nga FIFA. Këtë gjë ka kryer i dërguari, shoku i tij, Marijo C., i cili ka mbyllur çështjen me federatat përkatëse si dhe me FIFA-n, duke organizuar gjithçka për të zhvilluar një ndeshje miqësore me një nga klubet zvicerane. “Marijo C. udhëtoi për Bosnjë-Hercegovinë për të mbyllur planin e tij me menaxherët e klubit, duke paracaktuar skemën dhe taktikën. Për këtë ra dakord dhe trajneri”, pohonte Sapina në nja nga telefonatat e kryera prej tij. Në Zvicër kujdesej Marijo C., në mënyrë që gjithçka të shkonte në favor të mafias. Plani ishte: në fillim duhet të viheshin baste të vogla në favor të Travnikut dhe kuotat ishin të vogla. Pastaj Sapina nga Gjermania, në negociata me një njeri nga Londra, duhej të vendoste shuma të mëdha për humbje të skuadrës Travnik. Për të arritur në këtë pikë duhej të hynin në lojë “aktorët”, të cilët hynë si zëvendësues, dhe sipas planit nëse s’humbnin dot, duhet të pësonin autogol, për të humbur ndeshjen.
Për ndeshjen e parë, plani ende nuk ishte miratuar. Atë ndeshje Travnik humbi kundër Jang Bojsave 0-5. Dhe nuk ishin të kuotuara në bastet aziatike. Në përpjekjen e dytë, në humbjen 1-4 kundër Sionit, ata fituan 116 mijë euro në bastet aziatike. Trajneri i Sionit u habit, ndërsa në pankinën e Travnikut ishte ulur dhe Marijo C. për t’i dhënë komandon ekipit. Ishte plani i tij që lojtarët më të mirë të aktivizoheshin në pjesën e dytë. Ndërsa në ndeshjen e tretë kundër FC Vintertur, plani i tyre ishte të fitonte Travniku. Gjatë lojës, ekipi boshnjak duhej të ndryshonte taktikën – tani duhej të ndodhte një humbje e thellë. Në fund, ndeshja mbaroi 7-1 në fitore të klubit zviceran dhe Sapina me shokët e tij në bastet aziatike fituan 93 mijë euro. Goli i fundit u realizua në limitet e fundit të kohës, teksa bastet e vlerësonin koeficientin edhe më të lartë.

© Panorama.al

Te lidhura