“Sa më i pasur të jetë kandidati, aq më shumë shanse ka të bëjë fushatë të mirë”, Petro Koçi zbulon pse s’u fut në garë: Nuk e kam fuqinë financiare…

Apr 16, 2025 | 15:41

Ish-deputeti i PS-së, Petro Koçi ishte i ftuar sot në News 24 ku zbuloi për Ola Brukon arsyet pse nuk kandidoi për zgjedhjet e 11 majit. 

petro koci

Koçi sqaron se nuk është dakord me sistemin aktual të votimit dhe daljes fitues të kandidatëve, pasi kthehet në një garë personale brenda llojit në një parti.

Kjo sipas tij, nxjerr fitues atë që ka financa më të fuqishme, gjë të cilën ai nuk e zotëron.

Petro Koçi: Jemi vërtetë shoqëri me ekonomi kapitaliste, por shoqëria nuk mund të jetë kapitaliste, duhet të jemi sociale. Ky sistem e kthen në marrëdhënie kapitaliste, nuk shkon për një parti të majtë. Luftën me llojin tjetër e bëjnë drejtuesit politikë të qarqeve. Pjesa tjetër e garës është e brendshme. Kjo ka qenë arsyeja që kam qenë kundër sistemit. Pjesa tjetër lidhet me moralin e fushatës. Është e vështirë të monitorohet pastërtia e fushatës.

Në të ardhmen duhet gjetur zgjidhje, që e zbut ashpërsinë e garës individuale.

Sa më i pasur të jetë kandidati ka më shumë shanse të bëjë një fushatës të kohës së sotme. Unë që nuk e kam këtë fuqi financiare më mirë që nuk jam në këtë garë.

© Panorama.al

Te lidhura