Rishfaqet në publik Ingridi me të dashurin

Mar 12, 2011 | 13:53

Të ndarë, apo të bashkuar? Kjo është dilema që ka shoqëruar gjithmonë lidhjen e Ingrid Gjonit me Gentin, me të cilin ka disa vite që rri. Vazhdimisht në qarqet e artistëve thuhet se Ingridi ka një lidhje me ulje-ngritje, fundja kush nuk i ka problemet në çift, por në rastin e Ingridit gjithçka multiplikohet, për arsye se për jetën private të saj ka mjaft kuriozitet. Javën e kaluar Ingridi është parë në Pub me të dashurin e saj Gentin, ku dukej se gjithçka po shkonte më së miri. Bashkë me ta ishte edhe Aida, ish-konkurrente e BB2, e cila mesa dimë është vajza e tezes së Gentit.

© Panorama.al

Te lidhura