Rikthimi te Liverpuli, a do të luajë direkt Salah?

Jan 16, 2026 | 16:56

Mohamed Salah pritet të mungojë në ndeshjen e Premier Ligës ndaj Bërnli, që zhvillohet pasditen e së shtunës. Gjithashtu, ka gjasa që ai të mos jetë në gjendje optimale as për përballjen e Ligës së Kampionëve kundër Marsejës më 21 janar, për shkak të nevojës për rikuperim pas rikthimit nga Kupa e Afrikës.

salah

Sipas informacioneve të publikuara nga Liverpul.com, klubi është i vetëdijshëm për angazhimet ndërkombëtare të Salah dhe nuk ka ndërmend ta nxitojë rikthimin e tij në fushë.

Prioritet mbetet rikuperimi i plotë i sulmuesit egjiptianit. Si pasojë, rikthimi i tij pritet të ndodhë ndoshta kundër Burnemuthit, e planifikuar për të shtunën e 24 janarit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura