Është mbyllur protesta e 45-të radhazi e qytetarëve që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.
Pas qëndrimit para Kryeministrisë, protestuesit kanë zhvilluar edhe marshimin kilometrik në rrugët e Tiranës, ku kanë përsëritur thirrjet e tyre kundër qeverisë.
“Rama, jep dorëheqjen!”, “Ju erdhi fundi!”, “Rama n’burg, Berisha n’burg” dhe “Shqipëria kërkon revolucion” kanë qenë disa nga thirrjet e dëgjuara gjatë marshimit.
Në përfundim të tubimit, qytetarët janë rikthyer sërish para Kryeministrisë, duke deklaruar se protesta do të vijojë edhe ditën e nesërme ashtu si çdo ditë.
“Nesër më shumë!”, ishte mesazhi me të cilin protestuesit mbyllën ditën e 45-të të protestës.
© Panorama.al














