“Rikthimi i Belinda Ballukut në Kuvend sot, qershia mbi tortë”- Tedi Blushi: I ishte larguar edhe nxirja e syri, ja kush qëndron pas emrit të saj

Oct 30, 2025 | 13:35

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar sot jashtë ambienteve të Kuvendit, lidhur me seancën plenare ku u rrëzua kërkesa e opozitës për shkarkimin e Niko Peleshit nga detyra e Kryetarit të Kuvendit.

tedi blushi- belinda balluku

Në deklaratën për mediat, Blushi u shpreh se Parlamenti është kthyer në një “institucion të vuajtjes së dënimit”, ku – sipas tij – treçereku i deputetëve të mazhorancës janë të kallëzuar në SPAK, por nuk hetohen.

“Parlamenti është shndërruar në një institucion të vuajtjes së dënimit, ku treçereku i deputetëve të mazhorancës janë të kallëzuar në SPAK, por që nuk hetohen,” deklaroi Blushi.

Ai u ndal edhe te rasti i zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë në hetim nga SPAK për çështje që lidhen me tenderat.

“E patë edhe ‘qershinë mbi tortë’, rikthimin në foltoren e qeverisë të Belinda Ballukut, që tanimë i ishte larguar edhe nxirja e syrit. Është e papranueshme që paligjshmëria po kthehet në normë në një institucion që duhet të jetë shembull i respektimit të ligjit dhe Kushtetutës,” tha Blushi.

I pyetur nga gazetarët nëse çështja e Ballukut përbën një sukses të Reformës në Drejtësi, Blushi u përgjigj prerë:

“Të besosh se Znj. Balluku po hetohet nga një strukturë që ka vetëm një mision – të mos ndalojë gjakderdhjen financiare që vijon ende më fort me financat publike – është naivitet. Sot pas hekurave ndodhet ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, por afera e inceneratorit që nuk ekziston, ende paguhet.”

Në një tjetër pyetje nëse beson se Balluku do të hetohet realisht për aferat e firmosura prej saj, Blushi tha:

“Të jeni të bindur që jo, sepse pas saj qëndron vetëm një emër i vetëm – dhe ky është Edi Kristaq Rama.”

Pyetje: Rasti i Znj. Balluku nuk është sukses i Reformës në Drejtësi?

Blushi: Të besosh se Znj. Balluku po hetohet nga një strukturë, e cila qartësisht ka vetëm një mision, të mos ndalojë gjakderdhjen financiare që vijon ende më fort me financat publike.

Sot pas hekurave ndodhet edhe ish – kryetari i bashkisë së Tiranës, por afera e inceneratorit që nuk ekziston, pagesat për inceneratorin ende vijojnë.

Pyetje: Ju besoni se mund të ketë një hetim real për Znj. Balluku, ndërkohë që të gjithë aferat korruptive të firmosura  me firmë të saj do të dalin?

Blushi: Të jeni të bindur që jo, sepse pas saj qëndron vetëm një emër i vetëm dhe ky është Edi Kristaq Rama.

 

© Panorama.al

Te lidhura