DEBATET/ Rikthehen tensionet në Kuvend, Peleshi ndërpret për herë të tretë seancën! Opozita bllokon përsëri foltoren, 1 orë pushim (FOTO)

Jun 18, 2026 | 12:53

Rikthehen për herë të tretë tensionet në sallën e Kuvendit mes opozitës dhe kryeparlamentarit Niko Peleshi, ku nuk munguan as akuzat.

kuvend sot foltore

Peleshi u detyrua që për herë të tretë ta ndërpresë punimin e seancës dhe këtë herë me një orë, pasi deputetët demokratë bllokuan sërish foltoren dhe nuk pranuan që të uleshin.

Këto përplasje ndodhën gjatë kohës që ministri i Jashtëm Ferit Hoxha do fliste për konferencën ndërqeveritare BE-Shqipëri për negociatat.

noka parlament

“Zbato rregulloren, zbato procedurën”, ishin pretendimet e opozitës nga foltorja, teksa i drejtoheshin me gisht Peleshit duke e bërë përgjegjës për prishjen e punimeve.

Ndërsa deputeti Klevis Balliu akuzoi kryeparlamentarin, Peleshi i tërhoqi vëmendjen:

“Ju tërheq vëmendjen për përdorimin e fjalorit fyes dhe jo parlamentar. Ju lutem lironi foltoren se po shkelni rëndë rregulloren në mënyrë të vazhdueshme”, tha ai.

opozita foltore3

Dhe ndërsa demokratët këmbëngulnin për ndryshimin e rendit të ditës, ku të flitej për 18 ditët e protestës qytetare dhe ngjarjet e Zvërnecit, Peleshi nënvizoi:

“Deri tani do kishte folur ministri dhe gjysma e diskutantëve për procedurë, nuk e kuptoj se pse. Lironi foltoren, ju kërkoni prishjen e seancës, rregullorja s’ju jep të drejtë të prishni seancën”, tha ai.

peleshi

Por deputetët e PD nuk pranuan, duke mos e liruar foltoren dhe në këto rrethana kryeparlamentari u shpreh:

“Atëherë po ndërpres seancë dhe po jap 1 orë pushim…”.

opozita foltore2

foltore sherr

© Panorama.al

Te lidhura