Rezeta Veliu pozon e zhveshur

Mar 26, 2011 | 13:34

Një tjetër modele shqiptare që jeton në SHBA e ka zënë “virusi” i të pozuarit e zhveshur. Nuk është hera e parë që Rezeta Veliu ka pozuar e zhveshur, por këtë radhë ka hequr gjithë pjesën e sipërme dhe në disa imazhe duket përkrah disa meshkujve. Këto foto, me siguri janë realizuar për ndonjë reklamim të produkteve në Amerikë, pasi Rezeta gjithmonë ka qenë imazh i kompanive të njohura atje, edhe pse fillimet siç ka treguar modelja, i ka pasur shumë të vështira për shkak të mosnjohjes së agjentëve të modës dhe disa prej tyre e kanë refuzuar nëpër fotosesione. Së fundi, Rezeta së bashku me Toni Dovolani ishin imazh të stilistes së njohur amerikane “Sherri Hill”. Rezeta është 24 vjeçe nga Prishtina, por një kohë të gjatë jeton me prindërit e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

© Panorama.al

Te lidhura