Çezare Prandeli e ka revolucionarizuar tërësisht Italinë në prag të sfidës miqësore të së martës me Ukrainën. Trajneri i Kombëtares italiane, me sa duket ka vendosur që sulmin kësaj radhe t’ia besojë Xhuzepe Rosit dhe Xhilardinos. Sulmuesi i Vilarealit është shprehur entuziast për këtë vendim të trajnerit, duke theksuar se shpreson që të bëjë një paraqitje sa më pozitive, që do mund t’i vlente për një vend titullari në ndeshjet e ardhshme. “Gjatë stërvitjes së pasdites, kemi testuar një modul të ri me shumë ndryshime dhe në sulm të martën do jem unë dhe Xhilardino. Do tentoj të jap maksimumin, natyrisht, sepse në këtë mënyrë trajneri herën tjetër do ta ketë të lehtë që të më zgjedhë mua”.











