Reshjet intensive të shiut, përmbyten disa akse në Vlorë

Jan 12, 2025 | 18:25

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në qytetin e Vlorës, duke sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

vlore

Mësohet se aksi Albano-Romina është më i prekuri nga këto reshje.

Gjithashtu edhe trotuaret janë bërë të pakalueshme për shkak të prezencës së madhe të ujit.

Shërbimet e Ujësjellës-Kanalizime janë angazhuar në terren dhe po ndërmarrin masa për normalizimin e situatës dhe pastrimin e rrugëve të bllokuara.

© Panorama.al

Te lidhura