Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së miratoi të mërkurën një tekst kornizë për të ashtuquajturën strategji mbrojtëse në vitin 2027, e cila parashikon shpenzime ushtarake të paprecedenta prej 1.150 trilion dollarësh, mes rinisjes të luftës me Iranin.
Ndërsa projektligjet e mbrojtjes zakonisht miratohen me pëlqimin e republikanëve dhe demokratëve, ligji i ri i buxhetit ushtarak (NDAA) u miratua me vetëm 216 vota pro dhe 212 kundër, një tregues i polarizimit në rritje midis dy fraksioneve që alternojnë në pushtet në vend.
Teksti, i cili tani duhet të miratohet nga Senati, parashikon 250 miliardë dollarë shpenzime shtesë ushtarake krahasuar me vitin 2026, në veçanti për të financuar rritjen e pagave të ushtarakëve nga 5 në 7%.
Për kryetarin republikan të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, “ky ligj i jep ushtrisë sonë të guximshme një nxitje të shumëpritur, forcon mbrojtjen tonë bërthamore dhe mbrojtjen tonë raketore, duke përfshirë ndërtimin e Kupolës së Artë.”
Ky është një plan për mburojën raketore i shpallur nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, i frymëzuar pjesërisht nga sistemi izraelito-amerikan i njohur si “Kupola e Hekurt”.
Opozita demokrate e kndërshtoi këtë tekst, të cilin e sheh si një sulm ndaj të drejtave të votës së miliona amerikanëve, dhe fakti që u përfshi në NDAA mund ta ndërlikojë miratimin e kësaj të fundit nga Senati.
© Panorama.al












