TIRANË- Qendrimi i prerë kundër regjistrimit mbi baza feje e etnie ka mbledhur sërish bashkë 75 shoqatat në organizimin e shoqatës “Fan Noli” dhe intelektualë, politikanë e historianë për hartimin e një platforme kundër këtij regjistrimi. Në takimin e zhvilluar, nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu ka deklaruar edhe nëjherë se nuk janë kundër regjistrimit, por kundër regjistriumit që parashtron në formular etninë dhe fenë, duke e quajtur për të disatën herë antiligjor e të papranueshëm.
“Në qytete që ka një ndarje të komuniteve fetare është e papranueshme të ndezësh një minë me sahat duke pasur parasysh që harmonia fetare ka ekzistuar deri më tani. Nuk duhet bërë një garë të komuniteteve fetare për të numëruar besimtarët pasi numërimi i besimtarëve nuk është detyrë e shtetit por i komuniteteve fetare” theksoi Spahiu.
Sipas historianit Sabri Godo, deklarata më e fundit e Greqisë kundër shtyrjes së regjistrimit të popullisë në Shqipëri, është një ndërhyrje e hapur në ounët e vendit fqinj dhe të tilla veprime duhet të ndalohen kategorikisht. Ai ka theksuar se peticioni jo vetëm duhet nënshkruar, por duhet ti bëhet i ditur dhe Bashkimit Europian. Sipas Godos ndërkombëtarët duhet të jenë në dijeni se në Shqipëri po bëhen gjëra kundër vullnetit të popullit
“Deklaratat e konsullit grek në Korçë, duke se nuk ishin personale deri sa përkrahen në mënyrë indirekte nga qeveria greke”- tha Godo, duke shtuar se grekët shikojnë që ka terren të përshtatshëm për të bërë regjistrimin në favor të tyre, ndaj ne nuk duhet të lejojmë të mos bëhen veprime kundër vullnetit të popullit. “Po shihet një terren i përgatitur prej 20 vjetësh që synon çkombëtarizimin. Nuk mund të lejojmë të shpallet Korca një vend ku kanë epërsi grekët, Korca është e Luarasit, Themistokli Gërmenjit, motrave Qirjazi, Mihal Gramenos, që kanë vënë jetën për pavarësinë e Shqipërisë”- tha Godo.
Apel kundër regjistrimit etnik e fetar ka bërë në këtë takim edhe aktori Mirush Kabashi, duke kërkuar reagim të rreptë ndaj një tentative të tillë.
© Panorama.al











