Reforma, PS: Ndryshim rregullores së Kuvendit

Sep 16, 2011 | 15:30

TIRANË- Partia Socialiste do të formalizojë ditën e hënë kërkesën e saj për ti hapur rruge reformave. Gjatë një deklarate për mediat, deputeti Ditmir Bushati ka theksuar se grupi parlamentar i PS-së, do t’i drejtohet maxhorancës me një kërkesë që synon t’i hapë rrugë reformës parlamentare.

Sipas tij, kjo reformë do të kalojë në dy faza. “Faza e parë që prezantohet të hënën ka të bëjë me ndryshimin e rregullores së Kuvendit, sjelljen e një konsensusi minimal, kthimin e saj aty ku ka qenë në vitin 2009 për të evituar të gjitha ndryshimet e njëanshme që kanë asfiksuar rolin e opozitës në Kuvend dhe largojnë jetën parlamentare nga standardet e BE”- tha ai.

Bushati ka theksuar se duke rishikuar pjesën e ndryshimeve të njëanshme mes propozimit të PS-së, opozita synon që në Kuvend të kthehet vota e fshehtë, të garantohen të drejtat e opozitës, delegimi i të drejtave në instanca të tjera dhe transparencë e buxhetimit.

Hapi i dytë, sipas tij është adresimi i mangësve të evidentuara nga raporti analitik së bashku me maxhorancën mes një grupi pune të përbashkët me asistencën e OSBE që ka asistuar Kuvendin në mënyrë që në një afat të mëvonshëm të përmbushen detyrimet që burojnë nga prioritetet e identifikuara nga KE.

© Panorama.al

Te lidhura