Një raport i ri i organizatës Amnesty International kritikon Evropën për dështimin e saj në mbrojtje të refugjatëve dhe azil-kërkuesve në territorin e saj. Gjithsesi, Shqipëria ka marrë vlerësime pozitive, duke iu referuar paranimit të ish të ndaluarve të bazës së Guantanamos, të cilët nuk mund të ktheheshin ne vendin e tyre pasi u kanosej kërcënimi i torturave dhe rreziqe të tjera.
Organizata me seli në Londër thotë se gjatë vitit 2010 shumë qeveri evropiane nuk kishin mbrojtur sa duhet shtetasit e huaj nga kërcënimet dhe dhuna me motive racore. Në raport thuhet se disa politikanë kishin kontribuuar në krijimin e një klime ku mungon toleranca, duke bërë aludime për lidhje mes krimit dhe imigracionit.
Në komentet pozitive, perveç Shqipërisë, raporti përmend vende si Bullgaria, Gjermania, Sllovakia dhe Spanja.
© Panorama.al











