Shalke ka arritur të gjejë shumë shpejt pasuesin e trajnerit Feliks Magat, i cili u shkarkuar për arsye të rezultateve negative në Bundesligë dhe keq-menaxhimit të transferimeve. Tashmë, menaxheri dhe njëkohësisht drejtori sportiv i Shalkes, Horst Held, ka arritur marrëveshjen me trajnerin e ri, Ralf Rangnik, ku ky i fundit nënshkroi një kontratë 3-vjeçare. “Ralf Rangnik do ketë një kontratë deri në 2014-ën me skuadrën tonë. Zyrtarizimi i tij bëhet direkt ditën e hënë ku do të drejtojë klubin që nga transferta me St.Paulin. Gjatë kësaj kohe, Shalke do jetë nën urdhrat e asistenti Sepo Ajshkor”, nënvizoi menaxheri Horst Held.











