Rama: Të ndërhyjë Topi. Padi KQZ për falsifikim

May 19, 2011 | 13:48

TIRANË- Kreu i PS-së, Edi Rama duke përsëritur apelin ndaj ndërkombëtarëve për të mos e lënë Shqipërinë në rrugën drejt humnerës ka kërkuar sot edhe ndërhyrjen e kreut të shtetit Bamir Topi, njëherësh si kreu i KLD-së për mbrojten e institucionit të votës.

Në një konferencë për mediat nga selia rozë, Rama ka dekalruiar se shumë shpejt PS-ja do të bëjë kallëzim penal ndaj 4 anëtarëve të KQZ dhe kreut të saj për shpërdorim detyre dhe falsifikim të materialeve zgjedhore, në dëm të rezultatit. “Prokuroria duhet të ndërhyjë menjëherë për marrjen në administrim të provave të krimit elektoral dhe hetim të kësaj vepre antikushtetuese dhe antiligjore me qëllime të errëta politike”- tha Rama.

Sipas tij, opozita dhe PS nuk do pushojë së kërkuari rrugëdaljen demokratike e ligjore nga qorrsokak ku sytë e verbuar të kryeministrit dhe etja për pushtet po e shpien vendin.

“Ne i kemi fituar zgjdhjet në Tiranë e panë miliona sy dhe e dëgjuan miliona vesh në nuëmrimin në kohë reale të cdo vote. Përmbysja e rezultateve, por edhe vetë maskarada me fletë votimi të zhytura në kuti jo nga zgjedhësit, por nga vjedhësit, nuk kthehet në fakt. Saliu duhet ta di se për të qëndruar në atë vend duhet t’i lëshoë rrugë ligjit dhe cdo llogari e bërë duke ushtruar forcë mbi opozitën për rezultatin e paligjshëm është llogari e gabuar”- ka thënë ai.

Sipas Ramës, cdo qyeytar që beson te e drejta e shkelur, duhet ta dijë se opozita nuk tutet para diktaturës në dëm të së ardhmes. “Jemi në këmbë dhe nuk ka diktat e dhunë që na gjunjëzon deri sa të kemi frymë”- përfundoi ai.

© Panorama.al

Te lidhura