Ndërsa Kuvendi vijonte punimet e tij në seancë plenare, me qindra protestues me pankarta, parulla dhe thirrje, u mblodhën para godinës, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Fyerjeve të kreut të ekzekutivit ditë më parë, që i shau protestuesit me “F*ck you!”, ata i janë përgjigjur me të njëjtën ‘monedhë’, duke i kujtuar se po nëpërkëmb popullin shqiptar me arrogancën e tij.
Nën këngën hit të grupit “Queen”, “We will rock you” ata iu drejtuan kryeministrit me thirrjet:
“Rama, Rama, f*ck you…!”.
Por pati edhe parulla dhe thirrje të tjera si:
“Shqipëria kërkon, revolucion” apo “Parlament analfabet” dhe “F*ck you Parlamenti”.
Nuk munguan edhe parullat “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Arresto Ballukun”.
Organizatorët dhe aktivistët kishin lajmëruar për sot dy protesta, atë paradite gjatë punimeve të Kuvendit dhe në mbrëmje para Kryeministrisë.
© Panorama.al
















