Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi theksoi në Kuvend se libri “Albanian Files”, në të cilin përfshihen projekte të planifikuara për t’u ndërtuar në Shqipëri, është aktakuza më e drejtpërdrejtë ndaj kryeministrit Edi Rama.
Në fjalën e tij, Këlliçi theksoi se në libër tregohet se si kryeministri Edi Rama e cilëson vendin si “çifligun” e tij privat.
“Në mes protestës doli “Albanian Files”. Mjafton të jetosh në Shqipëri çdo ditë për të ditur gjithçka që faktohet në këtë libër. Për 13 vitesh në rrjesht i tërë arkitektësh i kanë dhënë këtij modeli atë që paratë nuk mundën a blinin dot pseudo prestigjin. Çdo kullë e re, çdo projekt 3D ka shërbyer si perde për të penguar se nga vijnë këto para, kush fshihet pas tyre.
Dhe ja sot vetë ata e kanë mbledhur këtë dëshmi në 750 faqe që janë aktakuza e drejtpërdrejtë për kryeministrin e Shqipërisë. Ky është libri i njerëzve që kanë projektuar Shqipërinë e Ramës si çifligun e tij privat. Në këtë libër mbi të ardhmen nuk gjendet as edhe një arkitekt shqiptar.”, tha deputeti.
Më pas ai komentoi edhe letrën e përfshirë në libër, ku një arkitekt i propozonte kryeministrit të bëhej “president i përjetshëm” apo “mbret”. Ai theksoi se i ndie i fyer jo si politikan por si qytetar i këtij vendi.
“Edhe një letër e arkitektit. U ndjeva i fyer jo si deputet, por si fyer si qytetar i republikës. Në këtë letër, ky zotëria i lutet kryeministrit që zgjedhjet e radhës të mos mbahen në kurrë, dhe që Edi Rama pas mandatit i 5 të vazhdojë edhe si president i përjetshëm dhe pse jo të kurorëzohet mbret.”, shtoi deputeti.
© Panorama.al












