TIRANË- Lideri socialist, Edi Rama ka njoftuar se nga dita e nesërme, libri i programit të ri të PS-së, miratuar në kongres do u shpërndahet të gjitha organizatave të PS, ndersa ka theksuar se dera e partise eshte e hapur per gjithe te larguarit, mbeshtetesit dhe simpatizantet.
Në fjalën e sotme para mbledhjes së grupit të PS-së, Rama duke pranuar suksesin e Kongresit, deklaroi se programi i shpalosur nuk është fjala e fundit, por hapi i parë në rrugën e re që u propozojnë shqiptarëve.
“Mbledhja e organizatave për diskutimin e programit do të bëhen të hapura, të ftohen në mbledhje mbështetës të partisë dhe qytetarë të interesuar në çdo qendër votimi e çdo fshat. Kjo duhet të shkojë paralelisht me hapjen e partisë, të nisë puna për rritjen 30% të anëtarësisë socialiste në 2012. Programi do të bëhet pronë e sa më shumë shqiptarëve”- tha Rama, duke shtuar se PS duhet të bëhet shtëpia e më shumë shqiptarëve. Për këtë ai ka porositur që të gjithë të larguarit duhet të ftohen të marrin pjesë në organizata e bashkë me ta edhe simpatizantë.
“Programi është dera jonë e hapur. Cdo organizatë e PS duhet të hapë derën e saj për këdo që do ta diskutojë me ne këtë program dhe të bashkohet me ne për ta bërë atë realitet, kjo nuk nënkupton një mbledhje të hapur dhe as që njerëzit të vijnë drejt nesh, por ne të shkojmë te njerëzit”- tha Rama.
© Panorama.al











