TIRANË- Ambasadori i BE-së, në Tiranë, Ettore Sequi takohet me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama. Takimi mes tyre, ka nisur rreth orës 10.00 dhe zhvillohet në selinë e PS-së.
Nuk ka ende ndonjë konfirmim zyrtar, ndonëse mendohet se në qendër të këtij takimi do të jetë situata politike në vend dhe zgjedhjet e 8 majit për organet e qeverisjes vendore.
Një ditë më parë, PS-ja zyrtarizmi pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale, duke u regjistruar si subjekt politik në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ndërkohë po dje, klasës politike shqiptare i erdhi i qartë dhe e prerë mesazhi i ambasadorëve, të SHBA, OSBE, Gjermanisë për zhvillimin e zgjedhjeve me standarde, shumë më të mira se ato të mbajtura në vitin 2009.
Sipas ambasadorëve këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë dhe do të monitorohen nga shumë vëzhgues të huaj.
© Panorama.al











