“Rama jep dorëheqjen!”- Protesta e 44-të kundër qeverisë, qytetarët nisin marshimin kilometrik në Tiranë: Edi Rama, ka mbaruar

Jul 13, 2026 | 21:28

Qytetarët kanë nisur marshimin e përditshëm në rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës së 44-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ku u mbajtën fjalime nga qytetarë e aktivistë, protestuesit janë zhvendosur drejt akseve kryesore të kryeqytetit, duke vijuar marshimin kilometrik.

Edhe këtë mbrëmje, thirrja kryesore e protestës ka qenë ajo që tashmë është kthyer në simbol të tubimit: “Rama jep dorëheqjen!”.

Gjatë marshimit qytetarët kanë brohoritur edhe thirrje kundër qeverisë, ndërsa kanë përsëritur mesazhin e tyre se do të vijojnë protestën deri në përmbushjen e kërkesës së tyre për largimin e kryeministrit Edi Rama.

“Edi Rama, ka mbaru, ka mbaru, ka mbaru”, thërrisnin ata njëzëri.

Screenshot 2026-07-13 212447 Screenshot 2026-07-13 212456

© Panorama.al

Te lidhura