Rama batuta me banorët në lagjen “5 Maji”! Kryeministri: Nuk i kërkoja dot nënës sime të bënte nja 10 si puna ime! I dola me telashe të mëdha

Feb 25, 2025 | 15:05

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në lagjen e rindërtuar “5 Maji”, ndërsa ka shkëmbyer edhe batuta me banorët e zonës.

“Nja 10 veta si ju kryeministër, ne do të ishim ku e ku”, iu drejtua një banore, teksa Kryeministri mbërriti në lagjen “5 Maj”.

Ndërsa kreu i qeverisë u përgjigj me batutë se “nuk i kërkoja dot nënës sime të bënte dhe nja 10 si puna ime”.

“Mua mezi më bëri, me vëllain. Unë i dola me telashe të mëdha, kështu që..”, shtoi Rama.

Qytetarja: Nja 10 veta si ju kryeministër, ne do të ishim ku e ku.

Edi Rama: Epo shiko, nuk i kërkoja dot nënës sime të bënte dhe nja 10 si puna ime sepse edhe mua mezi më bëri, me vëllain. Unë i dola me telashe të mëdha, kështu që…

Janë shpërndarë njësitë e shërbimit kështu që këtu do të marrë jetë e gjitha. Ndërkohë Unaza e Re, ja ku e keni. Pastaj patjetër do e keni linjën e autobusëve.

Ndërsa Rama shprehu edhe kritikat për punimet zyrtarëve që e shoqëronin: “Këto të gjitha duhet t’i merrni, këto detajet ti merrni e ti bëni, po ti lini kështu bëhen shkak degradimi. Kështu që muret, e të gjitha duhet ti marrim e ti qajmë të gjitha, bordurat që të mos ngelet asgjë. Shihe pusetën duhet bërë mirë se është gjynah”.

© Panorama.al

Te lidhura