TIRANE- Duke pohuar faktin se nuk ka asnje garanci per zgjehdje te drejta ete ndershme, Rama ka akzuar qeverine se po tenton manipulimin e zgjedhjeve vendore. Ne komunikimin e tij me mediat, Rama tha se ne kete proces eshte e pershire edhe KQZ-ja. “Kemi informacione se KQZ është përfshirë në një operacion të paligjshëm e kriminal, duke fotokopjuar për nevojat e pushtetit materialet zgjedhore që iu mohuan publikut dhe deputetëve të opozitës që kërkuan transparencën mbi to për dy vjet”,- tha Rama.
Sipas tij, veprimi i KQZ-së cënon haptazi procesin e zgjedhjeve të 8 Majit, per te cilin nuk ka garanci. “Ky eshte një veprim i dënueshëm dhe kërcënon haptazi zgjedhjet që kemi në prag, nxjerr edhe njëherë në në pah fizionominë e kësaj KQZ-je të diskriminuar deri në palcë”,-tha ai.











