Dorëheqjen e kryeministrit Jorgos Papandreu, si kusht për fillimin e procedurave për qeverinë e tranzicionit, ka kërkuar lideri i opozitës, Antonis Samaras, pas takimit me presidentin e Republikës, Karolos Papulias, të dielën.
“Për sa kohë zoti Papandreu nuk vendos se çfarë do të bëjë, pengohet çfarëdolloj zgjidhjeje. Për sa kohë nuk dorëhiqet, ai i bllokon procedurat. Unë jam i vendosur të ndihmoj, por duhet të dorëhiqet zoti Papandreu”, deklaroi Samaras.
Në hyrje të pallatit Presidencial, lideri i opozitës theksoi nevojën që “secili të marrë përgjegjësitë e veta”, në mënyrë që të “dërgojmë mesazh stabiliteti dhe konfidence për botën e jashtme, mesazh stabiliteti dhe normaliteti në planin e brenshëm”, duke vënë më tej në dukje se ai e kupton agoninë e popullit grek.
Presidenti i Republikës u pajtua më këtë vërejtje dhe shtoi se “duhet të mbarojë kjo çështje që po mundon popullin grek, ku po shkojmë dhe çfarë po bëjmë”. Presidenti shprehu bindjen se “të gjithë jemi të përgjegjshëm për të dhënë zgjidhje në këtë pyetje të popullit grek”. (ANA)











