Qeveria, 100 mijë dollarë ndihmë Japonisë

Mar 16, 2011 | 11:46

TIRANE- Shqiperia i vjen ne ndihme Japonise, pas termetit shkaterrues te 11 janarit.

Kryeministri Sali Berisha ne hapje te mbledhjes se qeverise ka bërë publik akordimin e një fondi prej 100 mijë dollarësh amerikane për të ndihmuar Japoninë.

“Kemi vendosur caktimin e një fondi prej 100 mijë dollarësh amerikanë. E ndjekim me shumë shqetësim dhe shumë admirim potencialin e jashtëzakonshëm me të cilin ky vend po përballon këtë katastrofë, ku pasojat do të ishin më të mëdha nëse do të ndodhte në tjetër vend”, tha Berisha.

© Panorama.al

Te lidhura