Publikohet lista me 29 ndërmjetësit e licencuar në Tiranë e rrethe

Jul 9, 2013 | 11:53

Ministria e Drejtësisë
TIRANE – Drejtoresha e sektorit për shtetësinë dhe refugjatët në Ministrinë e Brendshme, Drita Avdyli, është zgjedhur kryetare e Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve. Zgjedhja e saj në drejtimin e këtij institucioni është bërë në një mbledhje të mbajtur në Ministrinë e Drejtësisë ditën e diel, më datë 7 korrik 2013. Ky dikaster ka publikuar dje një njoftim në lidhje me krijimin e Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve dhe zgjedhjen e organeve drejtuese. Ministria e Drejtësisë ka bërë publike të gjitha dokumentet e mbledhjes, pjesëmarrësit dhe vendimet e marra. Dikasteri i drejtësisë ka pohuar se “Në Republikën e Shqipërisë, sipas Regjistrit të Ndërmjetësve që mbahet sipas ligjit nga Komisioni i Licencimit të Ndërmjetësve, mund të ushtrojnë veprimtarinë e tyre vetëm 27 ndërmjetës persona fizikë dhe 2 ndërmjetës persona juridikë”. Në mbledhjen e datës 7 korrik mësohet se morën pjesë 28 ndërmjetës, nga 29 të regjistruar. Mbledhja e Përgjithshme e Ndërmjetësve fillimisht përzgjodhi personat që do të moderonin mbledhjen e parë të ndërmjetësve dhe më pas vendosi me 24 vota pro të konsiderojë të konstituuar Dhomën Kombëtare të Ndërmjetësve, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë. Sipas saj, në vazhdim të mbledhjes së ndërmjetësve u përcaktua rendi i ditës me tri pika: Miratimi i rregullave të përkohshme për zhvillimin e mbledhjes së parë; Miratimi i statutit të Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve; Zgjedhjen e organeve drejtuese të Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve. Pas miratimit të statutit, në mbledhje u vendos të vijohej me procedurën e përzgjedhjes së kryetarit dhe Kryesisë së Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve. Burimet zyrtare thanë se nga procesi i votimit në përbërje të kryesisë u zgjodhën: Drita Avdyli, Zhanina Dapi, Iris Çekani, Loreta Mamani, Rexhina Koçia, Genci Anastasi dhe Ylli Kameri.

Ndërmjetësit
Vladimir Pellumbi
Engjëllushe Meneri
Loren Liço
Altin Shyti
Kastriot Durmishaj
Zhanina Dapi
Valbona Çaushi,
Frederika Boga
Fatbardha Idrizaj
Loreta Mamani
Ylli Kameri
Kujtim Hoxha,
Blerina Quku
Rexhina Koçia
Azeta Tartaraj
Erton Begolli
Aida Kume
Artur Rrahmani
Drita Avdyli
Iris Çekani,
Arjana Kullolli
Genci Anastasi
Elvis Mataj
Olsjana Kasi
Manjola Shkalla
Alma Halili
Mimoza Adhami

© Panorama.al

Te lidhura