PS zbardh takimin Rama-Arvizu

Sep 2, 2011 | 14:39

TIRANE- Ne nje njoftim per shtyp PS sqaron se takimi mes Rames e Arvizut u be me ftese te liderit socialist. Rama dhe Arvizu në këtë takim, sipas PS vunë theksin tek rëndësia e funksionimit të parlamentit.

“Bashkëbiseduesit ranë në një mendje jo vetëm për rëndësinë e kontributit të secilës palë që parlamenti të funksionojë si duhet, por edhe për nevojën që ligjet të zbatohen dhe të mos mbeten vetëm në letër”, thuhet ne njoftim.

Kryetari Edi Rama e njohu në detaje ambasadorin Arvizu me kursin e ri politik të bërë publik nga partia më e madhe në vend gjatë mbledhjes së fundit të Asamblesë së saj Kombëtare, si edhe me qëndrimin e Partisë Socialiste lidhur me disa shqetësime me interes kombëtar e publik.

Ambasadori Arvizu shkëmbeu me kryetarin e opozitës një sërë pikëpamjesh përmes një dialogu miqësor, ku nënvizoi rëndësinë e madhe që ka për Shqipërinë ecuria e procesit demokratik në funksion të integrimit të vendit dhe mbështetjen e qeverisë së tij për ecurinë e këtij procesi.

© Panorama.al

Te lidhura