PS, Subashi: PD të reflektojë, duam zgjedhje të ndershme

Mar 26, 2011 | 13:38

TIRANE- Partia Socialiste ka perseritur apelin ne drejtim te OSBE-se per shqetesimin lidhur me listat zgjedhore. Gjate nje deklarate per mediat, deputeti Armando Subashi akuzoi qeverine per tentativa te hapura manipulimi me listat e per pasoje me zgjedhjet e 8 majit.

“Populli opozitar do të kerkojë zgjedhje të lira, të ndershme dhe të barabarta”- ka thene Subashi, duke i bere apel PD-se të reflektojë, duke treguar vullnet politik, për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“I bëjmë thirrje OSBE-së të shprehet qartë për këtë situatë antiligjore që nuk i shërbejnë njësimit të frymës, por përkundrazi e thellon krizën politike”- tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura