TIRANE- Partia Socialise ka deklaruar se neser Prokuroria do të disponojë të gjithë të vërtetën e asaj qe ajo e quan kanibalizm elektoral të ushtruar në tryezën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Pas deklarates se LSI-se, PS ka reaguar permes anëtares se Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste Megi Ajtyresa, e cila beri me dije se vjedhjen ne mes te dites ne tavolinen e Ristanit e pane gjithe shqiptaret.
Sipas saj, PS do të publikojë përditë dokumente që hedhin dritë mbi kutitë e manipuluara për të përmbysur fitoren e kandidatit Edi Rama në Tiranë.
“Kusarët e votave janë të kapur me prova tronditëse që flasin vetë. Tirana s’mund të gjunjëzohet me vota të vjedhura pas një numërimi që na nxorri fitues në sytë e çdo shqiptari”, tha ajo, duke shtuar se nga Kolegji Zgjehdor tashme pritet vetem drejtesi ne emer te ligjit.
Duke perseritur fitoren e zgjedhjeve ne Tirane nga Edi Rama, PS-ja, sipas saj, pret qe prokuroria të ndëshkojë ligjërisht falsifikatorët e zgjedhjeve.
“Humbësit do të përballen me popullin sovran jo vetëm si humbës por edhe si shkelës të dhunshëm të vullnetit të popullit”- tha ajo.
© Panorama.al











