PS, në protestë: Manipulim me listat e zgjedhësve

Mar 21, 2011 | 9:26

TIRANE- Sikundër ishte njoftuar një ditë më parë, Partia Socialiste ka zhvilluar paraditen e sotme një protestë pranë Ministrisë së Brendshme për problemin e listave te zgjedhesve.  Anëtarja e kryesisë së PS-së, Lindita Nikolli ka akuzuar Ministrine e Brendshme, jo vetem se listat nuk jane ne kohe sipas ligjit, por edhe per tentativa te pastra manipulimi. Sipas saj, qeveria po shton emrat ne Tirane ne mehyre krejt te pajustifikuar.

“Përmes kontratave fiktive të qirasë, po shpërngulen banorë nga komuna dhe qytete të tjera dhe vazhdojnë të bëhen banorë të Tiranës, me pasojë votues në zgjedhjet e 8 majit, në shkelje të plotë të Kodit Zgjedhor”- tha ajo, duke perseritur akuzat e nje dite me pare, bere permes nje konference per shtyp.

Sipas protestuesve kjo nuk tregon gje tjeter vec tentatives se qarte te blerjes së votës. Nikolli ne emer te PS-se ka kerkuar nderhyrje te menjehershme, por edhe pse sipas saj eshte kerkuar ndihme e nderhyrje nga OSBE-eja ne Tirane ende asgje nuk ka ndryshuar.

© Panorama.al

Te lidhura