PS merr 6 mandate në qarkun Korçë, PD 4! Nuk fiton Edmond Spaho! Kush janë deputetët që futen në Parlamentin e ri (EMRAT)

May 14, 2025 | 20:05

Qarku i Korçës prodhon 10 mandate, ku 6 i ka fituar Partia Socialiste dhe 4 Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

korca 1

Listën fituese të PS e kryeson Niko Peleshi, i cili është drejtuesi politik i këtij qarku. Më pas Romina Kuko dhe Genti Lakollari që ishin në listën e mbyllur.

Nga lista e hapur PS ka marrë edhe tre mandate të tjera, konkretisht Ilirian Pendavinji që mori 10103, Bledi Como 9475 vota dhe Besa Spaho me 6691, e cila i merr mandatin Arjan Jaupllarit per shkak te kuotes gjinore.

Jashtë parlamentit mbetet deputetja aktuale e PS, Enslemvera Zake, e cila mori 6221 vota.

KQZ-Korca

Nga Partia Demokratike Ivi Kaso, Ledina Alolli dhe Bledjon Nallbati ishin në listën e mbyllur, ndërsa Fidel Kreka nga lista e hapur mori 6502 vota.

Kujtojmë që Edmond Spaho mbetet jashtë parlamentit.

Screenshot_4

© Panorama.al

Te lidhura