TIRANE- Partia Socialiste nuk ka mundur te depozitoje në sekretariatin e Kuvendit kërkesen për ngritjen e komisionin hetimor per veprimtarine e punes se parlamentit. Kjo, pasi sipas deputetit te PS-se, Erion Brace, zyra perkatese ka qene e mbyllur. Gjate nje prononcimi, ai ka akzuuar kryetaren Topalli se e ka bllokuar qellimisht dorezimin ne kohe te kerkeses se PS-se.
Kerkesa, miratuar nje dite me pare gjate mbledhjes se grupit kuvendor te PS-se, mban firmen e 35 deputeteve socilaliste.
Kërkesa është ndërmarrë nga deputetët Gazmend Bizhga dhe Erjon Braçe dhe pas diskutimit ne mbledhjen e grupit, ka gjetur mirekuptimin e gjithe deputeteve, te cilet e kane zyrtarizuar me firmosje.
Sipas kerkeses, “komisioni do te hetoje veprimtarine e administrates dhe organeve drejtuese te Kuvendit, Byrone, sekretariatin per buxhetin dhe sherbimet e Kuvendit per zbatimin e legjislacionit, qe rregullon funksionin e Kuvendit dhe statusin e deputetit ne periudhen shtator 2005-dhjetor 2010”.
Komisioni parlamentar do zhvillojë:
Hetimin e veprimtarisë së organeve drejtuese të sipërcituara, për sa u përket detyrimeve që lindin nga zbatimi i Rregullores së Kuvendit
Hetimin e veprimtarisë së administratës së shërbimeve të Kuvendit, sipas kompetencave të përcaktuara në Rregulloren e Kuvendit, ligjin për buxhetin, legjislacionin që rregullon statusin e deputetit dhe legjislacionin për ekzekutivin e buxhetit
Hetimin e Byrosë dhe administratës së Kuvendit, në lidhje me përcaktimin e strukturës dhe organikës së administratës ndihmëse të Kuvendit dhe zbatimit të legjislacionit për shërbimin civil apo atij të punës në rekrutimin, transferimin apo ndërprerjen e marrëdhënieve të punës së personelit të administratës
Hetimin e procedurave të vlerësimit dhe tjetërsimit të mjeteve të transportit në pronësi të Kuvendit dhe pasojat financiare që ato kanë sjellë në buxhetin e shtetit
Hetimin e funksionimit të stafit ndihmës të Kuvendit, puna që ato kryejnë dhe shpërndarja e punës mes komisioneve, zbatimi i kërkesave ligjore për respektimin e procedurave në shqyrtimin e projekt-ligjeve si dhe në emërimet e Kuvendit në institucionet dhe entet në varësi të tij
Hetimi i integritetit dhe eficiencës së sistemit të votimit elektronik në Kuvend
Propozimi i ndryshimeve të nevojshme legjislative dhe organizative me qëllim korrigjimin e mangësive të konstatuara, duke synuar mirëfunksionimin e Kuvendit dhe shërbimeve të tij
Komisioni hetimor parlamentar përbëhet nga 11 deputetë, nga të cilët, 5 i përkasin pakicës dhe 6 shumicës parlamentare. Kryetari i komisionit i përket Partisë Socialiste
Komisioni ushtron veprimtarinë e tij brenda një periudhe 4-mujore
Ngarkohet Kryetarja e Kuvendit dhe Sekretari i Përgjithshëm të krijojnë kushtet e nevojshme logjistike për veprimtarinë normale të këtij komisioni
© Panorama.al











