Rama prezanton programin e PS: Plan qeverisës

Nov 1, 2011 | 12:22

TIRANE- Shqiperi pa plehra brenda mandatit te pare qeverises, hapje e 300 mije vendeve te reja pune per shqiptaret, politike e re fiskale, ulje e takses se sheshte, heqje e TVSH per produktet baze, plan kombetar per ekonomine, zgjidhje perfundimtare e ceshtjes se prones. Keto jane vetem disa nga pikat e programit te PS-se, prezantuar nga lideri socialist, Edi Rama ne fjalen e tij ne Asamblene Kombetare, nisur ne mesdite.

Rama ka shpalosur programin baze te PS-se, ndare ne 4 kapituj, ai ka deklaruar se pas miratimit ai do te shkoje dere me dere per tu detajuar e bere program qeverises.

Sipas Rames, hartimi i këtij dokumenti themelor shenon rrugëtimin e mëtejshëm drejt fitores së zgjedhjeve të ardhshme. “Programi i ri të PS eshtë dokument pune, i tillë do t’i paraqitet kongresit të 5 nëntorit dhe pastaj do të shkojë derë më derë në cdo qytet për tu kthyer në një program të detajuar qeverisës”- tha Rama.

Programi hapet me ekonominë, nen titullin “Rimëkëmbje e ekonomisë” dhe përcakton angazhimet e PS për ta bërë realitet këtë rimëkëmbje, sipas Rames  duke dalë nga kriza që thellohet dita ditës. “Ai riafirmon angazhimin e paktit qytetar për 300 mijë vende të reja pune në mandatin e parë dhe formim profesional për cdo shqiptar në kërkim të një pune”- tha ai.

Me tej Rama deklaroi se programi parasheh shfrytëzimin e burimeve natyrore dhe anulimin e koncensioneve të paligjshme duke kthyer transparencën në konkurim, politikë të re fiskale, ulje të kostos së jetësës për 95% të shqiptarëve duke hequr taksën e sheshtë dhe duke vënë drejtësi sociale mes tatimit progresiv.

“Ne do te mundesojme uljen e kostos të prodhimit bujqësor, ngritjen e rrjetit kombëtar të grumbullimit të produkteve bujqesore, uljen e TVSh për ushqimet bazë. Rikthimin e lirisë për konkurencën dhe jo borxhe, cmonim të monopolit per sheqerin, orizin, barnat, karburantet, heqjen e sistemit të referencave, zgjidhje përfundimtare te cështjes së pronës, infrastrukturë që mbështet zhvillimin, Shqipëri pa plehra brenda mandatit të parë qeverisës”- tha ai.

Rama garantoi plani kombëtar dhe masterplan kombëtar për turizmin dhe vendosjen e INSTAT-it nën kontrollin e Parlamentit të vendit.

 

 

 

© Panorama.al

Te lidhura