TIRANE- Ndërkohë që të rinjtë e FRESSH qëndronin të ulur këmbëkryq përpara Ministrisë së Brendshme, Partia Socialiste ka nisur nje seri deklaratash direkte nga selia e saj.
Në një konferencë për shtyp anëtarja e asamblesë së PS-së Megi Ajtyresa theksoi se ministri Basha do të jetë kandidati i regjimit për Bashkinë e Tiranës.
“Mesa duket Luli do të jetë kandidati i regjimit për Bashkinë e Tiranës. Por ky do të jetë rasti më i mirë që kryeqytetasit t`i tregojnë vendin me votë Saliut, Lulit e të gjithë koalicionit të turpit që vodhi votat për të vjedhur Shqipërinë dhe vrau për të vazhduar të vjedhë” tha Ajtyresa.
© Panorama.al











