“Protestuesit kishin dalë paqësisht, papritur u hodh gaz dhe spraj”- Aktivisti Andi Tepelena: Balla bëri deklaratë kërcënuesve! Agresioni i policisë disproporcional, do na e shtojnë më shumë fuqinë

Jul 2, 2026 | 16:19

Aktivisti Andi Tepelena u shpreh në News24 se reagimi i policisë sot në përplasjet para parlamentit ishte disproporcional ndaj protestuesve që kishin dalë paqësisht.

andi tepelena

Ai u shpreh se ata u nxitën nga deklarata të paprecedenta nga parlamenti për të ushtruar dhunë ndaj protestuesve.

Sipas tij, agresioni i policisë erdhi papritur me gaz lotsjellës dhe spraj me piper, ndaj protestuesve të lirë, ku kishte dhe vajza, gra dhe fëmijë.

Ky moment kritik, sipas tij thjeshte e vetëm do ia shtojë fuqinë paqësore protestës.

Andi Tepelena: Ishte një dhunë e paralajmëruar nga ana e policisë. Protestuesit kishin dalë paqësisht. Papritur policia hedh gaz lotjsellës, spraj. Disa u dëmtuan rëndë me gaz spraj. Që në nisje në orën 10. Pastaj ndodhte që deputetë dilnin nga dalje të ndryshme. Kemi një reagim disproporcional. Arriti kulmin kur nga parlamenti bëhej thirrje për tu ndërsyer ndaj protestuesit. Ishin ulur tani dhe erdhën iu sulën me dhunë.

Kemi një situatë absurde ku qytetarët protestojnë me vezë dhe miell dhe ndaj tyre ushtrohet me dhunë gaz, spraj. U nxitën nga Taulant Balla, bëri deklaratë kërcënuese ndaj protestuesve. Në një moment kur ministrat do shkonin të hanin bukë u agresuan shumë u afrua një masë e madhe me skafandra. Dhe pati ato episodet. Reagim i ashpër sikur policia të kishte para një tufë armiqsh. Provokim herë pas here nga policia. Moment kritik. Që na shton më shumë fuqinë dhe forcën paqësore.

Ata kanë frikë nga qytetarët që nuk kanë dalë aty për protestë partiake. Kanë frikë nga qytetarët e lirë. Janë njerëz të lirë, që kanë një pavarësi ekonomi, por që janë dhe dinjitozë. Ka një frikë të tmerrshme Rama. Do të thyejë mitin sikur është një lëvizje qytetare.

© Panorama.al

Te lidhura