“Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama”- Al Jazeera: Tubimi i 4 korrikut, më i madhi që nga nisja e lëvizjes! Balluku akuzohet për korrupsion! Mosbesimi ndaj qeverisë, i lartë

Jul 6, 2026 | 7:44

Protestat në Shqipëri çdo ditë e më shumë marrin vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

protesta tirane

Al Jazeera shkruan se tubimet që nisën në fund të muajit maj për mbrojtjen e një zone të mbrojtur natyrore në jug të Shqipërisë janë shndërruar tashmë në një lëvizje të gjerë kundër qeverisë, korrupsionit dhe kryeministrit Edi Rama, me protestuesit që kërkojnë dorëheqjen e tij.

“Demonstratat, të cilat fillimisht kundërshtonin ndërtimin e një resorti luksoz të lidhur me dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, kanë marrë një karakter politik. Në tubimet e përnatshme dëgjohen thirrje si “Shqipëria e Re” dhe “Edi Rama, dorëheqje”, ndërsa pakënaqësia ndaj korrupsionit është kthyer në një nga kërkesat kryesore të protestuesve”, thuhet në artikullin e Al Jazeera.

Media bën edhe një pasqyrim të protestës së 4 korrikut, duke e cilësuar atë si më të madhen që nga fillimi i lëvizjes.

“Të shtunën në mbrëmje, mijëra persona morën pjesë në protestën më të madhe që nga fillimi i lëvizjes, duke kërkuar lirimin e të arrestuarve dhe duke përsëritur thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit”.

Më tej në shkrim theksohet se “Pakënaqësia është ushqyer edhe nga zhvillime të mëparshme politike. Më herët gjatë këtij viti pati përplasje të dhunshme gjatë protestave ku kërkohej dorëheqja e ish zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për shkak të akuzave për korrupsion. Balluku u shkarkua nga detyra, por, sipas protestuesve, mosbesimi ndaj qeverisë mbetet i lartë”.

111

© Panorama.al

Te lidhura