“Rama jep dorëheqjen”- Sot protesta e 37-të radhazi, shqiptarët sërish ‘pushtojnë’ sheshe e rrugë: Ju erdhi fundi

Jul 6, 2026 | 7:32

Për të 37-ën ditë me radha qytetarët shqiptarë mblidhen në bulevardin përpara kryeministrisë duke kërkuar dorëheqjen e pangociueshme të kryeministrit Edi Rama.

protesta asociated press

Tubimi nis si çdo ditë në orën 19:00 në sheshin Skënderbej dhe më pas bëhet marshimi drejt kryeministrisë.

Organizatorët e protestës u kanë bërë thirrje të gjithë shqiptarëve, jo vetëm atyre brenda kufijve, por edhe diasporës që ti bashkohen protestës për të arritur qëllimin e tyre, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Sipas organizatorëve sheshet nuk do të braktisen dhe askush nuk do të tërhiqet deri në përmbushjen e plotë të qëllimit. Përmes mesazhit të prerë dhe të qartë “Ju erdhi fundi”, qytetarët janë ftuar të marrin pjesë masivisht në këtë përballje për të treguar se legjitimitetit të kësaj qeverie i ka ardhur fundi.

© Panorama.al

Te lidhura