Protestat, Spartak Ngjela tregon arsyet pse kreu i Qeverisë po tenton të imitojë diktatorin Hoxha: Rama nuk e ka kohën aktuale në favor, Enveri s’kishte fituar nga votat, por nga gryka e pushkës

Jun 26, 2026 | 9:20

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me protestat qytetare duke e krahasuar atë me ish-diktatorin Enver Hoxha.

rama hoxha ngjela

Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela shkruan se Rama po përdor të njëjtën retorikë që përdorte edhe Hoxha, duke i cilësuar protestat si të organizuara nga agjentura të huaja.

Sipas tij, kryeministri po përpiqet të imitojë ish-udhëheqësin komunist në disa aspekte të sjelljes dhe komunikimit.

“Njélloj si Ener Hoxha, sepse edhe ai, çdo lëvizje shoqërore që vepronte kundër tij, e quante si të organizuar nga agjenturat e huaja. Po imitônhet  Enver Hoxhën nga Edi Rama, në shumë aspekte: Rama ecën si Enver Hoxha, kërkon të argumentojë me stilin e tij, se po kerkon që të kete edhe Rama forcën e tij. Dhe, a e dini pse? Sepse Rama e ka në inkoshientin e tij ziline për të pasur ai një forcë diktatoriale, si ajo e Enver Hoxhës. Por a mund ta arrijë dot? Kjo është e pamundur, sepse Rama  nuk e ka në favor kohën aktuale, në një kohë kur Enver Hoxha, kohën ́ e tijj, nuk e kishte të fituar ́nga votat, por nga gryka e pushkës”, shkruan ndër të tjera Ngjela.

Postimi i plotë

U kthye Enver Hoxha në Shqipëri.

Rama dje na tha për protestën kundër tij se ajo ishte organizuar nga agjenturat e huaja antishqiptare.

Njélloj si Ener Hoxha, sepse edhe ai, çdo lëvizje shoqërore që vepronte kundër tij, e quante si të organizuar nga agjenturat e huaja.

Po imitônhet  Enver Hoxhën nga Edi Rama, në shumë aspekte :

Rama ecën si Enver Hoxha, kërkon të argumentojë me stilin e tij, se po kerkon që të kete edhe Rama forcën e tij.

Dhe, a e dini pse?

Sepse Rama e ka në inkoshientin e tij ziline për të pasur ai një forcë diktatoriale, si ajo e Enver Hoxhës.

Por a mund ta arrijë dot?

Kjo është e pamundur, sepse Rama  nuk e ka në favor kohën aktuale, në një kohë kur Enver Hoxha, kohën ́ e tijj, nuk e kishte të fituar ́nga votat, por nga gryka e pushkës.

Por, a mund të kërkohet të arrihet forca e diktatorit pa qenë bërë me parë vetë shteti një diktaturë partiake e organizuar?!

Jo, sigurisht që nuk mund të kërkohet.

Por ja, Rama, pikërisht për këtë kërkesë që po kerkon, kuptohet se ai është në lajthim, dhe, lajthim, në gjuhën shqipe do të thotë: një gabim i kryer pa dashje, i cili të jep forcë për të besuar në një kërkesë, e cila nuk mund të realizohet.

Spartak Ngjela

Tiranë  më:

26 qershor 2026

© Panorama.al

Te lidhura