VIDEO- Protesta e 10 shkurtit, Berisha tregon skenarin: Një nga format e kryengritjes është edhe…

Feb 7, 2026 | 13:02

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në përgjigje të interesit të qytetarëve, nuk e përjashton mundësinë që një nga skenarët e protestës të jetë edhe bllokimi i akseve kombëtare në të njëjtën ore.

Sipas kryeopozitarit Berisha, kjo është një nga format e kryengritjes paqësorë.

“Të bashkohemi të gjithë më 10 shkurt, të betuar se do të vazhdojmë kryengritjen paqësore deri në largimin e kësaj organizate kriminale”, tha Berisha.

Pyetje: A do të ishte më efektive që revolta të spostohej në bllokime aksesh kombëtare, në një orar, në një ditë dhe të mbahen të bllokuara.

Sali Berisha: Të falënderoj shumë për sugjerimin. Të garantoj që edhe ajo është një nga format e kryengritjes paqësore.

© Panorama.al

Te lidhura