Pronat, Gjykata lë në burg pesë zyrtarët e AKKP

Jan 13, 2012 | 14:18

TIRANE- Gjykata e Tiranës dha masën me burg pa afat për pesë zyrtarët e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (AKKP), arrestuar për korrupsion pak ditë më parë.

Gjykata la në burg shtetasit;

1. Bledar Josif Dervishaj, 35 vjeç, banues në Tiranë, ish-Drejtor i Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë,

2. Ali Rustem Aliaj, 50 vjeç, banues në Tiranë, ish Përgjegjës i Sektorit Juridik në Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë.

3. Dhimiter Foto Papa, 49 vjeç, banues në Tiranë, ish Topograf në Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë, aktualisht me detyrë hartograf pranë Zyrës Vendore të Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tirane,

4. Merita Shaqir Gjinali, 49 vjeç, banuese në Tiranë, ish topografe në Zyrën Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë. Të cilët akuzohen për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve nga personi që e ka për detyrë”e kryer në bashëpunim të parashikuara nga neni 248, 186/2 dhe 25 të Kodit Penal.

5.      Niazi Hysni Ademi, 48 vjeç, banues në Durrës, Topograf i liçensuar, aktualisht punonjës Ujësjellësi Durrës, i cili akuzohet për veprën penale të “falsifikimit të dokumenteve dhe ekspertim i rremë” të parashikuara nga nenet 186 e 309 të Kodit Penal .

Sipas policisë, këta shtetas akuzohen se në bashkepunim me njëri tjetrin, duke përfituar nga pozita zyrtare dhe nëpërmjet falsifikimeve, i kanë kthyer trashëgimtarëve të familjes “Jenisheri” një pronë prej 79 dynym, duke e spostuar pronën e kthyer nga vendndodhja reale në bregdetin e Komunës Gos Kavajë, si dhe duke ndryshuar dhe zërin kadastral nga tokë ranishte në arë.

 

© Panorama.al

Te lidhura