
Kreu i prezencës së OSBE-së, në Tiranë, ambasadori Eugen Volfarth, ka deklaruar se programi i ri i PS-së, mund të jetë qeverisës pas dy vjetësh, por ai mbetet një dokument i papërfunduar, pasi lë pa përgjigje disa pyetje.
“Është gjë e mirë që Partia Socialiste ofron një program, i cili mund të jetë pas 2 vitesh pjesë e qeverisjes, por në këtë rast duhen bërë pyetjet si do vihet në jetë një program dhe sa ky program shkon me buxhetin”,- theksoi Volfarth.
Në përgjigje të interesit të medias për reformën zgjedhore, ai ka apeluar per angazhim serioz të klasës politike, duke theksuar se nuk ka më kohë për të humbur. “Kemi dëgjuar shumë fjalë, por tani duhen vepra”,- tha ai.











