Trakti urinar normalisht është steril. Në përgjithësi ka 3 mekanizma kryesorë përgjegjës për shkaktimin e Infeksioneve Traktit Urinar (UTIs) dhe këto janë:
(1) Kolonizimi me përhapje në ngjitje (nga poshtë-sipër);
(2) Hematogjene (nëpërmjet gjakut);
(3) Peri-uro-genitale.
Infeksionet kronike traktit urinar (UTIs) janë ato infeksione të traktit urinar që ose nuk përgjigjen ndaj mjekimit ose përsëriten shpesh. Këto infeksione ose vazhdojnë të ndikojnë në traktit tuaj urinar pavarësisht se ju po merrni trajtimin e duhur ose ato mund të përsëriten edhe pas trajtimit. Trakti juaj urinar është rruga që përbën sistemin urinar, i cili përfshin këto në vazhdim: 1) Veshkat filtrojnë gjakun dhe gjenerojnë mbeturinat e trupit në formën e urinës. 2) Ureterët janë tubat që nxjerrin urinën prej veshkave drejt vezikës urinare. 3) Vezika urinare mbledh dhe ruan urinën. 4) Uretra është tubi që nxjerr urinën prej vezikës urinare jashtë trupit. Një infeksion urinar mund të prekë një nga këto pjesë të sistemit urinar. Kur një infeksion prek vetëm vezikën urinare, kjo është zakonisht një sëmundje minore dhe që mund të trajtohet lehtësisht. Mirëpo, në qoftë se kjo përhapet drejt veshkave, ju mund të vuani prej pasojave serioze të shëndetit dhe mund të duhet që të shtroheni në spital. Gjithashtu UTIs mund të ndodhi në çdo njeri, në çdo moshë. UTIs janë më prevalente tek femrat. Në fakt, National Institute of Diabetes dhe Kidney diseases (NIDDK) përcakton që 1 në 5 së femra, të reja, adulte kanë UTIs përsëritëse (recurente).
CILAT JANË SIMPTOMAT E INFEKSIONEVE KRONIKE TË TRAKTIT URINAR?
Simptomat UTIs kronike që prekin vezikën urinare janë: a) Frekuenca e urinimit; b) Gjak ose urinë e errët; c) Ndjesi djegie gjatë urinimit; d) Dhimbje në veshka, që do të thotë në fund të belit ose nën brinjët; e) Dhimbje në regjionin e vezikës urinare. Në qoftë se UTIs përhapet drejt veshkave, ai mund të shkaktojë: a) Nausea; b) Vjella; c) Frisone (të dridhura); d) Temperaturë e lartë mbi 38gradë Celsius; f) Lodhje; g) Disorientim mental.
Cilët janë shkaktarët e UTIs: Një UTIs është rezultat i një infeksioni bakterial. Në pjesën më të madhe të rasteve, bakteret hyn në sistemin urinar përmes uretrës dhe pastaj ato shumëfishohen në vezikën urinare. Në këtë rast për ta kuptuar më mirë është e dobishme të ndajmë infeksionet e uretrës nga infeksionet e vezikës urinare se do ju bëjë t’i kuptoni më mirë se çfar po zhvillohet.
1) Infeksioni i Vezikës Urinare: Bakteria, E. colis është shkaktarja më e zakonshme e infeksioneve të vezikës urinare dhe që emërtohet: Cystitis. E. coli jeton normalisht në zorrët (Intestini) e njeriut si dhe të kafshëve. Në statusin e saj normal, E. coli nuk shkakton ndonjë problem. Mirëpo, në qoftë se ato gjejnë rrugën për të dalë nga zorrët dhe futet në traktin urinar, ajo mund të çojë drejt infeksionit të traktit urinar.
“KY VEPRIM QUHET VETINFEKTIM” (KIM M. DRASA).
Kjo zakonisht ndodhë kur një pjesë e vogël qoftë edhe mikroskopike, feçe futet në traktin urinar. Kjo e keqe mund të ndodhi gjatë aktit seksual. Për shembull, kjo mund të ndodhë në qoftë se ju kaloni nga seks anal në seks vaginal, pa pastruar, më parë penisin. Seks anal e rrit rrezikun e UTIs, sinjifikatisht. Infeksioni i vezikës urinare, gjithashtu, mund të zhvillohet nga letrat e banjës ose nga larje anale, e papërshtatshme. Urina e shkumëzuar gjithashtu mund të sinjalizojë, një çështje.
(2) Infeksionet URETRALE: Gjithashtu njihen edhe me emrin mjekësor URETRITIS. Infeksionet e Uretrës mund të jenë për shkak të baktereve siç janë për të tilla, si E. coli. Uretritis, gjithashtu, mund të jenë edhe si rezultat i infeksioneve seksualisht transmetueshme (STIs), mirëpo, kjo është e rrallë. STIs përfshijnë: Herpes; Gonorrhea; Chlamydia.
CILI ËSHTË NË RREZIK PËR NJË UTIS KRONIK?
GRATË: UTIs kronike janë më tepër të shpeshta tek gratë. Kjo ndodh për shkak të aspekteve të ndryshme, bazike, të anatomisë njerëzore:
E para: Uretra është shumë afër me rektumin, tek gratë. Si rezultat i kësaj është ekstremisht e lehtë për bakteret që prej rektumit të arrijnë të futen në Uretër, veçanërisht kur ju fshiheni me letër, duke e lëviz dorën para-prapa. Kjo është arsyeja që gocat e reja infektohen më shpesh UTIs. Ato nuk kanë mësuar akoma se si të fshihen, përshtatshëm, mbasi defekojnë.
E dyta: Uretra e femrës është më e shkurtër se Uretra e meshkujve. Kjo nën-kupton që bakteret kanë një distancë më të shkurtër për të udhëtuar për t’u futur në vezikën urinare, ku ato mund të shumëfishohen dhe më lehtë shkaktojnë infeksion (UTIs).
Stili i jetës (Lifestyle): Ka faktorë të stilit të jetës që mund tju vendosin juve në rrezik, ekstra, për të zhvilluar UTIs kronike. Shkaktar është vendosja e një diafragme, në vaginë, gjatë seksit, për të mos ngelur me barrë. Kjo ndodh sepse diafragma shtyhet lartë drejt Uretrës, duke e bërë atë më të vështirë për ta zbrazur plotësisht vezikën urinare, gjatë urinimit. Sasia e urinës që nuk del jashtë saj e ka më të “pëlqyeshme” të rriti baktere. Një shembull tjetër është ndryshimi konstant i make-up të baktereve, në vaginë. Ky veprin normal, natyral mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të UTIs kronike. Në qoftë se ju rregullisht përdorni ndonjë nga produktet, në vazhdim, atëherë ju jeni duke ndryshuar bakteret vaginale: 1) Dushet vaginale; 2) Spermicides; 3) Disa lloj të antibiotikëve orale.
BURRAT: Janë shumë më pak të rrezikuar se sa gratë për të marrë UTIs që mund të jetë ose akut ose kronik. Zmadhimi i Prostatës (Bening Prostate Enlargement) është shkaku më tepër i zakonshëm që burrat të zhvillojnë UTIs kronike. Konkretisht, në rastet kur prostata është e zmadhuar, vezika urinare nuk zbrazet plotësisht dhe kjo mund të shkaktojë rritjen e baktereve. Gratë dhe burrat, së bashku, që kanë probleme me funksionimin normal, të muskulaturës së vezikës urinare, e njohur si Vezika Urinare Neurologjike (Neurogenic Bladder) janë gjithashtu në rrezik për UTIs kronike, për shkak të retencionit të urinës (kam botuar para ca kohe një artikull të plotë, të qartë, shkencor për Vezikën Urinare Neurologjike, e keni në Google). Ky kondicion mund të ndodhi si rezultat i një dëmtimi të nervave të vezikës urinare ose nga dëmtimi i cordës spinale.
MENOPAUZA: Mund të shkaktojë të njëjtat probleme të UTIs, në disa gra. Menopauza shkakton ndryshime hormonale që mund të shkaktojnë ndryshime në habitatin e baktereve normale vaginale. Ky ndryshim mund t’ju rrisë rrezikun për UTIs kronike. Ka gjithashtu rreziqe të tjera, tek të rriturit për UTIs.
DIAGNOSTIKIM i UTIs kronik: Në qoftë se ju keni një UTIs kronik, ju propabilisht keni pasur një UTIs në të kaluarën. Duke kryer një test laboratorik të një porcioni urine është metoda më tepër e zakonshme që përdoret për të diagnostikuar një UTIs. Në ekzaminimin e urinës, me mikroskop, laboranti do të shohë për shenja të baktereve, në urinë. Në QSUT edhe në të gjitha spitalet po ndodh një handikap, penal, me dashje që të gjithë pacientëve që paraqiten në urgjencë me simptoma urinare (p.sh. djegie e dhimbje …gjatë urinimit), personeli i urgjencës nuk u bën analizë të thjeshtë urine, por vetëm e vetëm ju bëjnë EKO renale dhe abdominale!? Për këtë kam shkruar edhe më pare, ku i jam drejtuar edhe ministrisë e drejtorisë spitaleve, por asnjë masë nuk është marrë.
Rasti konkret: Një pacienti im meqenëse ishte e shtunë pasdite, vajti në urgjencë QSUT me simptoma: djegie urine dhe me dhimbje. Personeli nuk i bënë analizë urine por vetëm eko abdominale dhe i thotë që e kishte prostatën 60gr dhe super çuditërisht i thonë pacientit që duhet të operohet nga prostata? Pacienti nuk pranoi dhe i thotë që “pa më thënë Prof. KIM DRASA, nuk operohem, kurrë.” Ata nuk i bëjnë asgjë tjetër, bile as analizë urine. Mbas një ore e marrin tre veta (dy gra e një burrë) dhe e çojnë për të bërë përsëri eko prostate. Mbas ekos 2të i thonë që prostata të vajti 90gr? Dhe prandaj duhej “operuar urgjentisht.” Përsëri plaku nuk pranoi dhe ju përsëriti fjalët “Pa më thënë Prof. KIM nuk operohem, kurrë”. Ata nuk i bënë më asgjë, as analizë urine, as qetësues dhe plaku iku. Të hënën vjen tek unë, në poliklinikë qendrore dhe më tregoi ngjarjen ashtu siç jua citova më sipër. Mbasi e pyeta më qartë, mendova që e kishte nga kripërat në urinë dhe gjënë e parë që i bëra, urgjent, ishte analiza e urinës dhe doli ashtu siç mendova “plot me kripra oxalate Ca”. Plus duke u habitur për dy eko të prostatës që shifra luante jo më si shkrepëset e kohës tonë pra +-5 por luanin me 30 gr (60 e 1ra dhe 90 gr e 2ta) e dërgova për eko prostate dhe çuditërisht doli 45gr? Pacientit i dhashë një ilaç që tret kriprat dhe një qetësues dhe ai që atë natë fjeti i qetë, pa djegie urine. Në një test kulture, urine, specialistja e lë urinën në një tub për të inkurajuar rritjen e baktereve. Mbas 1 deri në 3 ditë, merret përgjigja për të përcaktuar më mirë skemën e mjekimit. Në qoftë se mjeku suspekton për dëmtim të veshkave, duhet t’u bëjë grafi ose Scan i veshkave. Në qoftë se ju keni UTIs të përsëritur, urologu duhet t’ju bëjë një Cistoskopi (shohë vezikën urinare me kamera).
TRAJTIMI I UTIS KRONIKE:
1) Medikamentet: Një trajtim me antibiotikë për një javë është trajtimi primarë për UTIs. Konkretisht, pacientët/tet e mi i trajtoj nga 7-10 ditë, në varësi nga lloji i bakterit dhe nga lloji i antibiotikut që mund të ketë përdorur, më parë. Pra është diçka më komplekse ku futet eksperienca dhe kultura mjekësore e mjekut që po e trajton. Pra, në qoftë se ju keni UTIs kronik, kohëzgjatja e mjekimit me antibiotikë mund të jetë më e gjatë dhe duhet të vazhdojë, domosdoshmërish edhe 3 ditë pasi t’i kenë ikur të gjitha simptomat dhe shenjat që kishte, para fillimit të antibiotikut. “Në këtë rast ndodh gabimi fatal që e bëjnë edhe mjekët edhe pacientët që sapo shikojnë qe filloj përmirësimi e ndalojnë kurën me antibiotikë”.
Caution: “Mjeku duhet ta dijë mirë që mos të japi, asnjëherë mjekim me antibiotikë me 2-3 cikle, në bazë të analizës së Urokulturës 1rë por vetëm pasi përsëritet Urokultura, pasi mbaron ciklin e 1rë sepse pas marrjes antibiotikut 1rë, antibiograma ndryshon”. As pacienti nuk duhet të përdori 2-3 cikle me antibiotikë, rresht, edhe sikur t’ia rekomandojë mjeku. Më qartë, në qoftë se 1 ose 2 ose 3 antibiotikë janë sensibël në të 1rën, urokulture, me të 2- tën ata mund të jenë rezistente. E theksova se kam parë shumë raste që vazhdojnë si 50 vite më parë që jepnim 3 cikle rresht antibiotikësh, pa bërë asnjë kontroll kur kalon nga njëri tek tjetri lloj antibiotiku Këtë gabim e kanë bërë edhe bëjnë edhe ata që kanë qenë shefa të urologjisë. Në rastet kur jeni me UTIs kronik dhe jeni ne menopauzë duhet ta merrni në konsideratë trajtimin me pomadë hormone Estrogen, lokalisht, vaginal. Kjo pomadë mund të kufizojë rrezikun tuaj për ndodhi të tjera të UTIs, në të ardhmen, megjithëse ajo ka disa kompromise. Pra më e mira, para se të filloni pomadën me estrogen, ajani për konsultë që t’ju siguroj që nuk do keni më UTIs të përsëritura, kronicizim.
2) Trajtime natyrale: Në përputhje me studimet e mia 20- vjeçare dhe që janë në përputhje me studime shkencore, botërore, përdorimi i Cranberry juice, kapsula, tableta, përditë mund të minimozojë përsëritjen e UTIs. Studimin e kam paraqitur në kongresin, vjetor të Urologjisë Europiane, në Stockholm, Suedi (Mars, 2009). Kjo ishte hera e 1rë që një urologu Shqiptar, I aprovohej studimi për tu paraqitur në kongresin Europian të Urologjisë. Dhe vazhdoj të jem i 1-ri dhe i vetmi që më është aprovuar studimi për ta paraqitur, në këtë kongres, vjetor, prestigjioz. Kujdes, vetëm për pacientët që trajtohen me hollues gjaku. Tjetër trajtim natyral është pirja e ujit me shumicë. Kjo ju ndihmon në hollimin e urinës dhe kjo bënë që bakteret të dalin më kollaj, jashtë trupit tonë. MOS përdorni të ngrohta (jastëk, borsa) në bark nëse jeni me infeksion urinar. Komplikacionet e UTIs kronike: Njerëzit që vuajnë nga UTIs kronik mund të paraqesin komplikacione. Infeksionet urinare të përsëritura mund të shkaktojnë:
1) Infeksione të veshkave, sëmundje të veshkave dhe dëmtime permanente të veshkave, veçanërisht në fëmijët e vegjël.
2) Sepsis, i cili është kërcënues për jetën për shkak të infeksionit (25%-40% me gjendje septike kanë mortalitet).
3) Septicemia, e cila është një kondicion në të cilën bakteret kanë hyrë, në gjak.
4) Rrit rrezikun e një lindje të parakohshme ose lindjen e një fëmije me peshë të ulët.
Kush është perspektiva afat-gjatë: Infeksionet e traktit urinar janë të bezdisshme, të parehatshme dhe të dhimbshme. Shumica e UTIs kronike mund të zgjidhen me një kurë të gjatë me antibiotikë por monitorimi për simptomat e mëtejshme është i rëndësishëm meqenëse UTIs kronik zakonisht përsëritet. Njerëzit me UTIs duhet të monitorojnë trupin e tyre dhe të kërkojnë mjekim të menjëhershëm me shfaqjen e një infeksioni të ri. Trajtimi i hershëm i infeksionit, zbret rrezikun tuaj për probleme më tepër serioze, komplikacioneve për kohë të gjatë. Si ju mund të parandaloni UTIs kronike: Në qoftë se ju jeni i ndjeshëm, i predispozuar për t’ju përsëritur UTIs, ju duhet të bëni këto veprime: 1) Urinoni shpesh, sa herë të mundeni. 2) Urinoni patjetër mbasi bëni seks (Intercourse). 3) Fshihuni me kujdes pasi urinoni. 4) Pini ujë me shumicë që të nxirrni bakteret, jashtë trupit. 5) Pini Cranberry juice për ditë. 6) Vishni mbathje pambuku. 7) Evitoni veshjen e pantallonave, të ngushta (se tani sikur janë në garë se kush vesh pantallona, sa më të ngushta!!!!). 8) Evitoni përdorimin e diafragmave dhe Spermicides për kontroll të lindjeve. 9) Evitoni pirjen e lëngjeve që mund t’ju irritojnë vezikën urinare (kafe, frute citrius, alkool, soda). 10) Evitoni banja me flluska. 11) Shplani penisin rregullisht në qoftë se nuk jeni bërë synet (Circumcizion). 12) Mos bëni seks vaginal, direkt pas seks anal (O njërën, o tjetrën. Jo “turli”)
MESAZHI I ARTIKULLIT
Mos e nënvleftësoni asnjëherë një infeksion urinar sado i lehtë t’ju duket.
(I) Mos lëvizni dorën me letrën higjienike, para-prapa por vetëm në vënd dhe prapa.
(II) “Njeriu, infekton vetveten me bakteren Escherichia coli” (KIM M.DRASA).
(III) Staphylocoçus aureus në gjak është shumë i rrezikshëm. (Në USA; në 2017, më tepër se 119.000 njerëz paraqitën infeksion në gjak (Bloodstream S. aureus) dhe vdiqën rreth 20.000 persona.
(IV) Mos pranoni të merrni tri mjekime rresht me antibiotikë, sipas Urokulturës së 1-rë.
(V) Pra mbas çdo mjekimi me antibiotikë bëni përsëritjen e urokulturës.
(VI) Mos harroni: “Mbas çdo mjekimi me antibiotikë, antibiograma ndryshon.” (KIM M. DRASA)
(VII) Femrat janë më të rrezikuara se burrat sepse anatomia e afërsisë së uretrës, vaginës dhe anusit e mundëson rritjen e rrezikut për të shkaktuar më shpesh UTIs.
(VIII) Pika VIII të, të bënë të na shkojë mëndja tek shprehja: “3 TË MIRA, NË NJË DERË” por “KUJDES ME HIGJIENËN E KËSAJ ZONE JETIKE, DELIKATE”.
(IX) Anatomia e vendosjes se uretrës mbi vaginën në adoleshencë, e kam quajtur “gabim” të “Nënës” natyrë sepse kur femra urinon, urina i lag vulvën dhe hyrjen në vaginë. Pra, mendoja që brima nga del urina jashtë trupit (Uretra), të ishte poshtë vaginës, para vrimës anale. Por kur u bëra mjek e kuptova qartë që “Nëna” natyrë nuk ka pasur zgjidhje tjetër sepse vendosja e vezikës urinare poshtë mitrës do ishte katastrofë për femrën. Kjo vërteton atë që “Nëna Natyrë nuk gabon.”
(X) Femrat duhen të kenë parasysh, shprehjen, e cila më ka bërë për shtypje që në vogli: “Mashkulli e lan… me një kanaçe ujë.” Dhe kjo shprehje më bëri të formulojë shprehjen e mëposhtme, pika XII.
(XI) CAUTION: “Femra me e la…, i duhen, të paktën, 5 kanaçe me ujë”.
AUTORI, SEKSOLOG & UROLOG
/Gazeta Panorama
© Panorama.al














