
TORINO- Nje i ri shqiptar lufton mes jetes e vdekjes ne spital, pas nje tentative te paster ekzekutimi ndaj tij.
Ngjarja raportohet nga mediat italiane, sipas te cilave viktime ka rene Silver Cerriku, 23 vjecar, qe prej nje viti punonte si kopshtar. Ngjarja ka ndodhur ne Oulx, një qytet i vogël në Luginën e Sipërme, Susa.
Sipas policise, i riu ka qene duke shkuar ne pune ne mengjes, kur eshte perplasur nga nje makine ne buze te rruges, prej nga ka mbetur me nje kembe te thyer. Por nuk ka mbaruar me kaq. Autori, aktualisht ende i paidentifikuar e ka terhequr zvarre dhe e ka qelluar me nje plumb ne koke e me tej e ka lene te gjakosur pertoke.
Kane qene kalimtare te rastit, qe kane pare trupin dhe kane njoftuyar policine dhe urgjencen. Mesohet se shqiptari ndodhet ne gjendje kritike dhe per te mund te flitet vetem pas 72 oresh, nese do te mbijetoje apo jo.
Policia ka nisur hetimet, ne ndihme te te cilave per identifikimin e autorit do te sherbejne edhe kamerat e sigurise.
Dyshimet e para flasin per nje larje hesapesh mes te rinjve, por ende nuk ka asnje perfundim zyrtar nga ana e hetuesve.
© Panorama.al











