VIDEO- “Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës”- Agron Shehaj: Si e quan Balluku shefin e saj, është e zeza mbi të bardhe, po na vjedhin!

Nov 6, 2025 | 11:37

Deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj jashtë ambienteve të Parlamentit ngriti shqetësimin se në kuvend nuk po diskutohet dosja e Belinda Ballukut, që sipas tij ka vjedhur 10 milionë euro.

Sipas tij të gjitha akuzat ndaj Ballukut janë e zeza mbi të bardhë dhe nuk janë thashetheme. “Po na vjedhin”- tha i shqetësuar Agron Shehaj, i cili citoi edhe pjesë nga dosja e Belinda Ballukut me Evis Berberin.

“Berberi i shkruan me mesazh Ballukut, i thotë ‘hapëm ofertat e tunelit të Llogarasë. Balluku pasi merr vesh ofertat thotë sigurisht ka hyrë skandal, por nuk plotëson kushtet’. 30 minuta pasi ka marrësesh ofertat dhe ofertuesit.

Më pas i thotë ‘sa ditë do lëmë’, i thotë Berberi.

Ditën që nxjerrin fituesin, Berberi i shkruan, se po nxjerr fituesin. Balluku i thotë ‘prit ti çoj fjalën atij shefit… të saj që kërcënon me sms. Nuk po e them fjalën që zv kryeministra përdore për shefin e saj.

Zv kryeministrja i thotë vartësit të vetë të flas njëherë me atë pastaj shpalle fituesin, të paracaktuar.

Është e zezë mbi të bardhë. Nuk janë thashetheme, janë fakte. Tani që kanë dalë këto fakte, parlamenti nuk flet, por flet për barazinë gjinore. Nuk flitet për thelbin, po na vjedhin”, tha Agron Shehaj.

© Panorama.al

Te lidhura