Princi Harry humb gjyqin kundër botuesit të “Daily Mail”, e kishte paditur për shkelje të privatësisë

Jul 7, 2026 | 17:37

Princi Harry ka humbur padinë e tij kundër botuesit të “Daily Mail”. Duka i Sussex, së bashku me disa të tjerë, përfshirë Liz Hurley dhe Elton John, akuzuan  botuesin e tabloidit britanik për mbledhje të paligjshme informacioni, përfshirë “aktivitet të neveritshëm kriminal dhe shkelje të rënda të privatësisë”.

harry

Të gjitha pretendimet janë rrëzuar, ndërsa gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Justice Nicklin, tha se palët e dëmtuara nuk kishin arritur të provonin pretendimet e tyre.

Në padinë e Harryt dhe të tjerëve, pretendohej se  Associated Newspapers porositi individë për të dëgjuar telefonata private, pagoi zyrtarë policie për informacion të brendshëm si dhe duke marrë të dhëna mjekësore.

Princi Harry ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar teksa u dha vendimi pasi përkoi me Lojërat Invictus. Ai dha dëshmi gjatë gjyqit në fillim të këtij viti, duke akuzuar Associated Neëspapers se e kishin bërë jetën e Meghan Markle “një mjerim”.

Në një deklaratë, Associated Neëspapers tha: “Associated Neespapers mirëpret vendimin e sotëm, i cili është një fitore dërrmuese për Daily Mail dhe gazetarët e saj, si dhe për shtypin e lirë në përgjithësi.”

© Panorama.al

Te lidhura