Primarët e PD për qarkun e Tiranës/ Kryeson ish-kreu i degës në Kavajë Hysen Kadiu, Klevis Balliu i dytë dhe Grigels Muçollari i treti

Mar 2, 2025 | 12:16

Hysen Kadiu është renditur i pari në primaret për qarkun e Tiranës, duke marrë më shumë vota në rang qarku.

primaret pd balliu mucollari kadiu

Një numër i konsiderueshëm i mbështetjes për të ka ardhur nga demokratët e Kavajës dhe Rrogozhinës, pjesë e këtij qarku.

Hysen Kadiu dha dorëheqjen si kryetar i degës së PD për Kavajën për t’u bërë pjesë e primareve.

Më pas renditet Klevis Balliu dhe në vendin e tretë Grigels Muçollari.

Rezultati i lartë në këtë raund tregon mbështetjen që disa kandidatë kanë në bazë, edhe pse nuk janë shumë të njohur publikisht.

Renditja përfundimtare në qarkun e Tiranës pas votimit është:

1️⃣ Hysen Kadiu

2️⃣ Klevis Balliu

3️⃣ Grigels Muçollari

4️⃣ Ilir Alimehmeti

© Panorama.al

Te lidhura