Prezantimi i koalicionit “Shqipëria Madhështore”- Berisha: Nuk do të ketë rrogë minimale nën 500 euro, mesatarja 1200! Do çlirojmë qytetarët nga vuajtja e blerjes së ushqimeve dhe…

Mar 10, 2025 | 12:54

Në prezantimin e koalicionit “Shqipëria Madhështore”, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u zotua se nëse PD fiton zgjedhjet e 11 majit, në Shqipëri nuk do të ketë rrogë minimale nën 500 euro dhe rrogë minimale nën 1200 euro.

Berisha tha se PD-ja do të çlirojë shqiptarët nga vuajtjet e blerjes së ushqimeve, teksa u zotua se në 3 muajt e parë të qeverisjes shqiptarët do të marrin 200 euroshin e minimumit jetik.

Sali Berisha: Edhe njëherë, ne kemi paraqitur para shqiptarëve programin më të bukur, programin më të mirë, programin e një Shqipërie vërtet madhështore.

Shqiptarët duhet ta dinë ku e nisim ne këtë. Ku e nisim ne ndërtimin e Shqipërisë Madhështore? Ndërtimin e Shqipërisë Madhështore e nisim tek dhimbjet e tyre, tek vuajtja e tyre, që vjen nga mospasja, që vjen nga varfëria ekstreme, me zotimin solemn që tre muajt e parë nuk do ketë shqiptar që nuk do marrë 200 euro minimum jetik.

Se rrogë minimale nuk do ketë nën 500 euro. Se rrogë mesatare nuk do ketë nën 1200 euro. Nuk ka detyrim më madhor për njeriun që ka shpirt dhe zemër se sa taksat që merr prej qytetarëve, t’ua kthejë atyre direkt në mirësi, në mirëqenie, t’i çlirojë ata nga vuajtja e blerjes së ushqimeve, ilaçeve, etj.
Vetëm kaq? Jo, edhe më shumë.

Kjo shtresë në nevojë, këto që i japim nuk i ka të mjaftueshme dhe ne e kemi vetëdijen për këtë. Ka dalë jashtë zonës së varfërisë ekstreme, por nuk i ka të mjaftueshme.

© Panorama.al

Te lidhura