Prokuroria kerkoi burgim te perjetshem per Aldo Baren. Sipas pretencës së prokurorëve, gjatë shqyrtimit gjyqësor është provuar se i pandehuri Bare ka krijuar organizatën kriminale të njohur si “banda” e Lushnjës, në emër të së cilës ka kryer së bashku me “ushtarët” e tij 12 vepra penale, mes tyre 6 vrasje, dy vrasje të mbetura në tentativë dhe akuza të tjera me karakter të rrezikshëm kriminal.
Akuzat
“Vrasje me paramendim” të shtetasit Xhevat Demiri,
“Vrasje me paramendim” të shtetasit Masar Aliu,
“Vrasje me paramendim” të shtetasit Luan Bilbili
“Vrasje me dashje” të shtetasit Nimet Zeneli,
“Vrasje me dashje” të shtetasit Genci Kashari dënimin me 25 vjet burg
“Vrasje me paramendim” të mbetur në tentativë ndaj Artur Dajës
“Vrasje me paramendim” të mbetur në tentativë ndaj Masar Aliu
“Vrasje me paramendim” të mbetur në tentativë ndaj Gramoz Selmanit
“Mbajtjes pa leje të armës luftarake”
“Shkatërrimit të pronës me zjarr”
“Krijimit të organizatës kriminale”
“Kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale” në kuadër të organizatës kriminale











