“Prestige Resort” ka reaguar zyrtarisht pas deklaratës së sotme të Policisë së Shtetit dhe ngjarjes së raportuar në disa media me disa Inspektor te Tatimeve.
Në qëndrimin zyrtar, “Prestige Resort” thekson se ditën e shtunë më datë 18 korrik 2026, Drejtoria e Tatimeve ndërmori një kontroll të befasishëm në ambientet e resorit.
Gjatë kontrollit nuk u gjet asnjë shkelje, Inspektorët e Tatimeve kërkuan në mënyrë arbitrare për të sekuestruar pajisjet kompjuterike, duke i dhënë një goditje “Prestige Resort” në kulmin e sezonit, duke i dëmtuar dhe rezervimet dhe klientelën.
“Sipas informacionit të marrë gjatë zhvillimit të kontrollit, inspektorëve u është kërkuar nga strukturat qendrore të Tatimeve që të evidentonin patjetër një shkelje. Në këto rrethana, është tentuar të fabrikohet një pretendim për shkelje dhe në vazhdën e këtij veprimi, inspektorët kanë kërkuar të sekuestrojnë kompjuterët dhe pajisjet e punës së “Prestige Resort”.
Është e qartë se synimi nuk ishte zbatimi i ligjit, por bllokimi i aktivitetit të një resorti që vazhdon të operojë pavarësisht një serie veprimesh të vazhdueshme të administratës shtetërore ndaj tij, duke filluar nga gjobat, prishja me eksploziv, konfiskimi i pronës dhe deri te përpjekjet për paralizimin e aktivitetit të përditshëm.
Synimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve duket i qartë: t’i japë ‘Prestige Resort’ një goditje në kulmin e sezonit, duke privuar në mënyrë të paligjshme subjektin nga pajisjet e domosdoshme për operimin normal të aktivitetit, duke siç janë kompjuterët e sistemit të check-in/check-out e deri te pajisjet fiskale.
Inspektorët sekuestruan kompjuterët në mënyrë arbitrare, veprim që në mungesë të çdo procedure ligjore, përbën një rast të qartë të shpërdorimit të detyrës”, thuhet në deklaratën e “Prestige Resort”.
INSKENIMI
Në deklaratën zyrtarë theksohet se Administratori i Shoqërisë iu drejtua Policisë Vendore të Kavajës për të paraqitur kallëzim penal, ndërkohë që kjo kërkesë iu refuzua.
Më tej theksohet se kallëzimi është bërë në Policinë e Durrësit, ku edhe aty pas disa zvarritjeve, kërkesa për kallëzim u depozitua. Por në komunikate theksohet se pas këtij veprimi, inspektorët krijuan artificialisht një situatë sikur atyre iu kufizua liria.
“Pikërisht në momentin e sekuestrimit, administratori i shoqërisë iu drejtua Drejtorisë Vendore të Policisë Kavajë për të paraqitur kallëzim penal. Kallëzimi nuk iu pranua dhe administratori u orientua të paraqitej pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Aty, pas zvarritjes së procedurave, kallëzimi penal u depozitua.
Pas paraqitjes së kallëzimit penal, inspektorët krijuan artificialisht pretendimin se u ishte kufizuar liria. Ky pretendim është tërësisht i pavërtetë.
Ata kanë qëndruar në ambientet e resortit me vullnetin e tyre të lirë, pa iu kufizuar lëvizja apo ushtrimi i detyrës në asnjë moment. Gjatë gjithë kohës ata kanë qëndruar në ambientet e recepsionit të hotelit, një ambient publik, ku gjithçka është filmuar edhe nga kamerat e Neës24. Ky fakt, së bashku me pamjet e kamerave të sigurisë së resortit, provon qartë se nuk ka pasur asnjë kufizim të lirisë së tyre.
Prestige Resort ka qenë i hapur gjatë gjithë kohës, vijon të jetë plotësisht funksional dhe ka pritur e vijon të presë turistë. Nuk ka ekzistuar asnjë ambient i mbyllur apo i bllokuar për inspektorët. Gjatë gjithë kohës ata kanë qëndruar në hollin e hotelit dhe kanë ushtruar veprimtarinë e tyre pa asnjë pengesë apo kufizim”, thekson Prestige Resort.
Më tej ne deklaratën e Prestige Resort theksohet se: “Hedhim poshtë me vendosmëri çdo pretendim të pavërtetë, trillim dhe përpjekje për të dezinformuar e manipuluar opinionin publik. Njëkohësisht, bëjmë të qartë se çdo veprim arbitrar dhe i kundërligjshëm i ndërmarrë nga organet tatimore apo çdo strukturë tjetër shtetërore do të ndiqet me të gjitha mjetet ligjore në dispozicion. Çdo person që ka tejkaluar kompetencat e tij, ka shpërdoruar detyrën ose ka cenuar të drejtat dhe interesat e ligjshme të Prestige Resort do të mbahet përgjegjës përpara organeve kompetente, deri në rivendosjen e plotë të ligjshmërisë”.
DEKLARATA E PLOTE E PRESTIGE RESORT
Duke marrë shkas nga veprimet e fundit të ndërmarra nga organet tatimore ndaj Prestige Resort, Golem, ndiejmë detyrimin të përgënjeshtrojmë pretendimet e ngritura prej tyre, si edhe çdo deklaratë apo informacion të pavërtetë të shpërndarë nga palë të treta, të cilat, në kundërshtim me ligjin dhe faktet, janë bërë pjesë e një fushate dezinformimi dhe shtrembërimi të së vërtetës.
Kjo deklaratë u drejtohet opinionit publik, klientëve, partnerëve dhe bashkëpunëtorëve tanë.
Më datë 18.07.2026, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ndërmori një kontroll të befasishëm pranë Prestige Resort, pa asnjë njoftim paraprak. Gjatë këtij kontrolli nuk u konstatua asnjë shkelje fiskale, asnjë punonjës i padeklaruar dhe asnjë klient pa kupon tatimor. Pra, kontrolli nuk evidentoi asnjë shkelje dhe, për rrjedhojë, nuk ekzistonte asnjë bazë ligjore për marrjen e masave ndëshkuese ndaj resortit.
Megjithatë, sipas informacionit të marrë gjatë zhvillimit të kontrollit, inspektorëve u është kërkuar nga strukturat qendrore të Tatimeve që të evidentonin patjetër një shkelje. Në këto rrethana, është tentuar të fabrikohet një pretendim për shkelje dhe në vazhdën e këtij veprimi, inspektorët kanë kërkuar të sekuestrojnë kompjuterët dhe pajisjet e punës së Prestige Resort.
Është e qartë se synimi nuk ishte zbatimi i ligjit, por bllokimi i aktivitetit të një resorti që vazhdon të operojë pavarësisht një serie veprimesh të vazhdueshme të administratës shtetërore ndaj tij, duke filluar nga gjobat, prishja me eksploziv, konfiskimi i pronës dhe deri te përpjekjet për paralizimin e aktivitetit të përditshëm.
Synimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve duket i qartë: t’i japë Prestige Resort një goditje në kulmin e sezonit, duke privuar në mënyrë të paligjshme subjektin nga pajisjet e domosdoshme për operimin normal të aktivitetit, duke siç janë kompjuterët e sistemit të check-in/check-out e deri te pajisjet fiskale.
Inspektorët sekuestruan kompjuterët në mënyrë arbitrare, veprim që në mungesë të çdo procedure ligjore, përbën një rast të qartë të shpërdorimit të detyrës.
Pikërisht në momentin e sekuestrimit, administratori i shoqërisë iu drejtua Drejtorisë Vendore të Policisë Kavajë për të paraqitur kallëzim penal. Kallëzimi nuk iu pranua dhe administratori u orientua të paraqitej pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Aty, pas zvarritjes së procedurave, kallëzimi penal u depozitua.
Pas paraqitjes së kallëzimit penal, inspektorët krijuan artificialisht pretendimin se u ishte kufizuar liria. Ky pretendim është tërësisht i pavërtetë.
Ata kanë qëndruar në ambientet e resortit me vullnetin e tyre të lirë, pa iu kufizuar lëvizja apo ushtrimi i detyrës në asnjë moment. Gjatë gjithë kohës ata kanë qëndruar në ambientet e recepsionit të hotelit, një ambient publik, ku gjithçka është filmuar edhe nga kamerat e Neës24. Ky fakt, së bashku me pamjet e kamerave të sigurisë së resortit, provon qartë se nuk ka pasur asnjë kufizim të lirisë së tyre.
Prestige Resort ka qenë i hapur gjatë gjithë kohës, vijon të jetë plotësisht funksional dhe ka pritur e vijon të presë turistë. Nuk ka ekzistuar asnjë ambient i mbyllur apo i bllokuar për inspektorët. Gjatë gjithë kohës ata kanë qëndruar në hollin e hotelit dhe kanë ushtruar veprimtarinë e tyre pa asnjë pengesë apo kufizim.
Hedhim poshtë me vendosmëri çdo pretendim të pavërtetë, trillim dhe përpjekje për të dezinformuar e manipuluar opinionin publik. Njëkohësisht, bëjmë të qartë se çdo veprim arbitrar dhe i kundërligjshëm i ndërmarrë nga organet tatimore apo çdo strukturë tjetër shtetërore do të ndiqet me të gjitha mjetet ligjore në dispozicion. Çdo person që ka tejkaluar kompetencat e tij, ka shpërdoruar detyrën ose ka cenuar të drejtat dhe interesat e ligjshme të Prestige Resort do të mbahet përgjegjës përpara organeve kompetente, deri në rivendosjen e plotë të ligjshmërisë.
© Panorama.al












